MATURANTËT MË TË SUKSESSHËM TË SHPËRBLYER NË TAKIMIN “I PARI ME MË TË MIRËT” 25.8.2020

Kryetari Petre Shilegov sot, u ndau mirënjohje të veçanta dhe shpërblime në të holla 32 maturantëve – të parët e gjeneratës 2016-2020 dhe 2017-2020 nga 23 shkolla të mesme të Shkupit, në ngjarjen tradicionale "Takimi i të parit me më të mirët", që u mbajt në Kurshumli an.

- Këtë vit po shpërblejmë 32 nxënës të parët e gjeneratës nga 23 shkolla të mesme në Shkup. Të jesh i pari i gjeneratës do të thotë që je në rrugën e duhur për të realizuar ëndrrat e tua. Unë me të vërtetë dua që ëndrrat tuaja t'i realizoni këtu dhe ëndrrat tuaja për të ardhmen tuaj të lidhen me vendin tonë. Sepse ne jemi një vend në rritje, sepse jemi qytet që po ndryshon, sepse jemi një shoqëri që po ndryshon dhe shumë dilema që keni pasur gjatë ditëve të shkollës së mesme, do të fillojmë ngadalë t'i kapërcejmë së bashku me ju. Ju, në një të ardhme shumë të afërt do të jeni motorri i shoqërisë, qytetit dhe shtetit, do të jeni ata që do të duhet t'i ndryshojnë gjërat. Shumë prej jush do të bëheni mjekë, inxhinierë, avokatë, ekonomistë, dhe uroj që të bëheni dhe të qëndroni mbi të gjitha - njerëz. Vetëm një person që ka njohuri dhe integritet personal është njeri që i lëviz dhe ndryshon gjërat - tha kryetari Shilegov para maturantëve.

Maturantët fitues të shpërblimeve të këtij viti janë:

 

Ana Marija Atanasovska

SHMQSH "Rade Jovcevski Korcagin"

David Stojkoski

SHMQSH "Nikola Karev"

Teodora Popoviç

SHMQSH "Georgi Dimitrov"

Kosta Arizanov

SHMQSH "Georgi Dimitrov"

Ivana Stojanovska

SHMQSH ”Dr. Pance Karagjozov ”

Stefan Mitic

SHMQSH "Orce Nikolov"

Lile Stefanovska

SHMQSH "Josip Broz Tito"

Anastasia Nakova

SHMQSH "Dimitar Vlahov"

Kadire Bajrami

SHMQSH "Marija Kiri Sklodovska"

Ajser Sinani

SHMQSH "Marija Kiri Sklodovska"

Nikolla Ivançov

SHMQSH  "Mihajlo Pupin"

Jovana Nikoloska

SHMQSH  "Mihajlo Pupin"

Luka Tasevski

SHMQSH "Pance Arsovski"

Filip Nikoloski

SHMQSH "Boro Petrusevski"

Viktorija Mladenovska

SHMQSH "Boro Petrusevski"

Rina Osmani

SHMQSH "Zdravko Cvetkovski"

Isra Zeqiri

SHMQSH "Zef Lush Marku"

Bisera Segmanovic

SHMQSH "Vasil Antevski Dren"

Nikolla Jovanovski

SHMQSH "Lazar Tanev"

Victoria Filipova

SHMQSH "Lazar Tanev"

Borjan Jovanovski

SHMQSH "Lazar Tanev"

Erduan Duroski

SHMQSH "8 Shtatori"

Borce Dancevski

SHMQSH "8 Shtatori"

Emele Memishi

SHMQSH "Arseni Jovkov"

Јejla Biljali

SHMQSH "Arseni Jovkov"

Angela Nestorovska

SHMQSH "Koço Racin"

Aleksandar Mishovski

SHMQSH "Vllado Tasevski"

Adelisa Arifi

SHMQSH "Shaip Yusuf"

Atin Nedzipovic

SHMQSH "Shaip Yusuf"

Arzije Ismailovska

SHMQSH "Saraj"

Sara Idar

SHMQSH "Cvetan Dimov"

Aleksandar Simonovski

SHMQSH "Vëllezërit Miladinov"

 

Ngjarja tradicionale "Takimi i të parit me më të mirët" është nën patronazhin e kryetarit Petre Shilegov dhe organizuar nga Drejtoria për Kulturë dhe Art, dhe mbështetet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në vendin tonë. Përmes këtij manifestimi, Qyteti i Shkupit çdo vit afirmon suksesin shkollor të të parëve të gjeneratës në shkollat ​​e mesme dhe kështu u jep atyre mirënjohje publike për rezultatet e arritura.

Në ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve morën pjesë Ambasadori i BE Samuel Zbogar, i cili uroi nxënësit për suksesin e tyre, prindërit e tyre, por edhe profesorët që i mbështetën dhe ndihmuan për ta mbindërtuar talentin e tyre.