Arsovska: Investojmë në rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit për furnizimin më cilësor me ujë në Lisiçen e Epërme 25.8.2022

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, së bashku me kryetarin e Komunës së Aerodromit, Timço Mucunski dhe drejtorin e NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, Zlatko Perinski, sot inspektuan fillimin e aktiviteteve ndërtimore për rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit në rrugën “Gjorgji Kapçev” në vendbanimin Lisiçe e Epërme në Komunën e Aerodromit.

Me rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit, mundësojmë furnizim më cilësor me ujë të pijshëm për banorët e Lisiçes së Epërme. Në këtë segment po ndërtojmë një rrjet të ri ujësjellësi, gjë pas së cilës rrjeti i vjetër i cili nuk ka profil të mjaftueshëm do të hiqet nga përdorimi. Investimi i përgjithshëm i përbashkët për realizimin e këtij projekti në komunën e Aerodromit është mbi 9 milionë denarë - theksoi Arsovska.  

Rrjeti i ujësjellësit në një pjesë të rrugës “Gjorgji Kapçev” 1 dhe 4 degët e tij po rikonstruktohet në një gjatësi të përgjithshme prej rreth 580 metrash, gjë që do të mundësojë rikonstruksionin e lidhjes së objekteve në rrjetin e ri. Rrjeti i rikonstruktuar i ujësjellësit do të lidhet me rrjetin ekzistues me profil F-150 mm në rrugën “Gjorgji Kapçev - theksoi Perinski.

- Komuna e Aerodromit së bashku me Ndërmarrjen Publike të Qytetit të Shkupit, “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” si investitorë të përbashkët fillojnë me realizimin e këtij projekti me qëllim furnizimin më të mirë me ujë të banorëve të lagjes Lisiçe e Epërme. Komuna e Aerodromit dëgjon zërin e qytetarëve dhe përmirëson shërbimet me investime në infrastrukturë - tha Mucunski.