SHILEGOV DHE VUKOVIÇ VIZITUAN URËN E RE TË ′′BULEVARDI ASNOM” 25.9.2021

Sot kryetari Shilegov së bashku me kryetarin e Podgoricës Ivan Vukoviq, i cili është në vizitë dy ditore në Shkup, e vizituan urën e re në “Bulevardin ′ASNOM” që është në fazën përfundimtare të ndërtimit.

Kalimi i ri përmes Vardarit lidh rrugën Vasko Karangelevski në Aerodrom me rrugën Industriale në lagjen Keramidnica, në Gazi Babë. Gjatësia totale e trasesë rrugore është 400 metra.

Vetë ura është e gjatë 150 metra, me 6 korsi, si dhe shtigje plr këmbësorë dhe të çiklizmit në të dyja anët. Komunat Aerodrom, Gazi Baba dhe Qendra së shpejti do të lidhen me këtë urë të re e cila është zgjidhje moderne që do ta relaksojë trafikun në këtë pjesë të Shkupit

Bulevardi ASNOM ndërtohet dhe depërtohet edhe nëpër lagjen Keramidnica, në drejtim të Aerodromit.

Me përfundimin e ′′Bulevardit ASNOM", qytetarët e Aerodromit dhe Lisiçe e re do të kenë edhe një lidhje tjetër me qendrën e qytetit. Edhe në Bulevardin ASNOM, ashtu edhe në urën e re, parashikohen shtigjet e çiklizmit, ndërsa në të do të qarkullojnë edhe linjat e reja të autobusëve.