
PAKETA TË VITIT TË RI DHE SHËTITJE NË VODNO PËR FËMIJËT E QENDRËS DITORE PËR FËMIJËT E RRUGËS 25.12.2019
Në prag të festave të Vitit të Ri, 60 fëmijë nga Qendra ditore për fëmijët e rrugës nga Shuto Orizare sot u shëtitën me teleferik dhe vizituan Kryqin e Mileniumit dhe shtëpinë malore në Vodno. Në shtëpinë malore, fëmijët pinë çaj të ngrohtë dhe hëngrën ëmbëlsira. Kryetari Shilegov, u dha atyre paketa të Vitit të Ri me dëshirën që të jenë të shëndetshëm, të lumtur dhe të mësojnë.
U organizua gjithashtu edhe pjesa edukative për fëmijët, ku anëtarët e Klubit malor “Bistra” folën para tyre për bjeshkatarinë dhe rëndësinë për shëndetin, ndërsa shpëtimtarët nga Stacioni për shpëtim i Kryqit të Kuq në Vodno folën për sigurinë kur lëvizin në mal, mbrojtjen nga dëmtimet dhe ofrimin e ndihmës së parë në rast aksidentesh në alpinizëm.
40 fëmijët e tjerë nga kjo Qendër ditore do të marrin paketat e Vitit të Ri nga Qyteti i Shkupit në hapësirat e qendrës.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK