
Vazhdojnë aktivitetet në terren të ekipeve të NP "Rrugë dhe rrugica" 26.3.2022
Ekipet e NP "Rrugë dhe rrugica" këto ditë vazhdojnë të punojnë në përgatitjen për asfaltimin e pjesës së shtegut të këmbësorëve dhe biçikletave, si dhe gërmimin dhe vendosjen e skajoreve në bulevardin Serbia.
Në bulevardin Goce Dellçev para garazhit Pallati gjyqësor, ekipet vazhdojnë me fazën tjetër të rikonstruksionit të trotuarit dhe heqjes së pllakave të dëmtuara nga shtegu ekzistues i cili do të asfaltohet. Gjithashtu vijojnë aktivitetet e sanimit dhe rikonstruksionit të shtigjeve të këmbësorëve në parkun e qytetit, si dhe sanimi i zhardinierave qendrore në rrugët e qytetit. Gjatë ditëve në vijim në bulevardin Bosnje dhe Hercegovinë do të kryhen punime ndërtimore për instalacionin për semaforë.
Riparimi i shtyllave mbrojtëse të dëmtuara u krye në rrugët dhe bulevardet në pjesën qendrore të qytetit. Kontrolli i rregullt i sinjalistikës vertikale dhe të ndriçimit kryhen çdo ditë dhe në përputhje me nevojat e terrenit ndërhyhet me zëvendësimin ose rinovimin e sinjalizimit krejtësisht të ri.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK