Është rikonstruktuar rruga Ruzveltova 26.4.2023

Ekipet e Qytetit të Shkupit kanë përfunduar rikonstruksionin e rrugës "Ruzveltova", në pjesën nga bulevardi "Ilinden" deri te bulevardi "Partizanski Ordedi". Kjo rrugë e rëndësishme është riparuar në sipërfaqe prej 7350 m2 dhe në gjatësi prej 600 metrash, gjë e cila mundëson rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion në këtë pjesë të qytetit.

Aktivitetet ndërtimore për rikonstruksionin e rrugës Ruzveltova përfunduan para afatit të paraparë për përfundimin e aktiviteteve, ndërsa kjo mënyrë e realizimit të projekteve të reja infrastrukturore të qytetit, në mënyrë sistematike me eliminimin paraprak të mangësive të detektuara, do të rezultojë me realizim të shpejtë, në kohë dhe me cilësi të lartë.