FILLOI PASTRIMI GJENERAL NE QYTETIN E SHKUPIT 26.7.2019

 

 

 

Aksioni i madh për pastrimin dhe rregullimin e hapësirave publike të cilin e realizon Qyteti i Shkupit, ndërmarrjet publike të qytetit dhe dhjetë komunat e Shkupit po zhvillohet sot në komunat e Kisella Vodës, Qendrës, Karposhit, Gjorçe Petrovit dhe Sarajt. Sot është shqiptuar edhe kallëzimi i parë penal për hedhjen e mbeturinave të paautorizuar, me çka Qyteti i Shkupit e konfirmon angazhimin e tij për mjedis më të pastër jetësor dhe më të shëndetshëm.

 

 

 

- Bëhet fjalë për pastrim masiv që përfshin të gjitha potencialet teknike dhe njerëzore të qytetit dhe të ndërmarrjeve publike të qytetit, të ndihmuar nga komunat. Në secilën komunë tashmë ka nga 3 punkte për hedhjen e mbeturinave të rënda ku qytetarët mund t’i lënë mbetjet e këtij lloji. Ky aksion do të shoqërohet nga mbikëqyrja e përforcuar me qëllim që të parandalohet rikrijimi i deponive ilegale në të njëjtat vende. Mund të them se për herë të parë në historinë e Qytetit të Shkupit sot është shkruar kallëzimi i parë penal për hedhje të paautorizuar të mbeturinave. Bëhet fjalë për person i cili u zu në vend, në rrugën Aleksandar Urdarevski në komunën Butel. Inspektorati i Qytetit, në bashkëpunim me Ministrinë e punëve të brendshme, kreu kontroll u morën  të gjitha dëshmitë dhe u shqiptua kallëzimi penal. Nuk do të bëjmë kompromis me askënd kur është fjala për pastërtinë në qytetin tonë. Për pastërtinë në qytetin tonë do të kujdesemi të gjithë së bashku, sepse të gjithë meritojmë të jetojmë në një Shkup shumë më të bukur dhe më të pastër - tha kryetari Petre Shilegov në fillimin e aksionit të sotëm për pastrimin e rrugës Hristo Tatarçev në Kisella Vodë.

 

 

 

Aksioni për pastrimin dhe rregullimin e sipërfaqeve publike  të qytetit përfshin pastrimin e deponive, larjen e të gjitha rrugëve të qytetit dhe komunave, krasitjen e  degëve dhe kositjen e barit dhe mbushjen e gropave goditëse. Në komunën Kisella Voda sot do të pastrohen disa deponi ilegale, do të pastrohet edhe Kanali Usjan, do të priten disa drurë të vjetër dhe të thatë si dhe do te pastrohen disa rrugë.

Në fillimin e aksionit për pastrimin e rrugës Hristo Tatarçev, mori pjesë edhe Kryetari i Komunës Kisella Voda, Filip Temelkovski dhe drejtori i NP "Higjiena komunale", Abdulsamed Shabani.

Aksioni për pastrimin gjeneral të Shkupit vazhdon edhe nesër, në 5 komunat e tjera të qytetit.