AKSION PËR PASTRIM GJENERAL NË KOMUNËN E ÇAIRIT 26.9.2019

Ekipet e NP,,Higjiena Komunale’’ sot e filluan aksionin vjeshtor për pastrim gjeneral në komunën e Çairit, ku do të bëhet larje dhe fshirje manuale dhe me makina në rrugët kryesore dhe shërbyese, si dhe largim i deponive të egra, si dhe do të bëhet pastrimi i oborreve të të gjitha institucioneve të arsimit në këtë komunën të Shkupit.

Fillimin e aksionit për pastrim të përgjithshëm në komunën e Çairit e shënuan Drejtori i NP,,Higjiena Komunale’’- Shkup, Abdusamed Shabani, zëvendësi i kryetarit të Qytetit të Shkupit, Enver Maliqi, kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe legjenda olimpike e mundjes - Shaban Tërstena shënuan, me vizitë në Sh.F.K. “Cvetan Dimov”, ku ishte organizuar eko-manifestim dhe ligjëratë për veprim të ndërgjegjshëm dhe të rregullt më mbetjen.

- “NP Higjiena Komunale” - Shkup sot organizoi aktivitete për pastrim të oborreve të kopshteve, shkollave fillore dhe të mesme në komunën e Çairit. Në këtë mënyrë, duam të ngremë vetëdijen ekologjike te popullata më e re se higjiena dhe pastërtia varet nga të gjithë ne. Secili me veprimet e veta mund të kontribuojë për mbrojtjen e mjedisit jetësor, ndërsa pika më e mirë e fillimit është pastrimi dhe mirëmbajtja e higjienës së oborrit tonë dhe rrethinës së përafërt ku jetojmë, mësojmë dhe punojmë.” - deklaroi drejtori i NP ,,Higjiena Komunale’’- Shkup, Abdusamed Shabani.