ME VENDIM TË KËSHILLIT SHTËPIA E QYTETIT E STILIT BAROK SHKON NË SHITJE 26.9.2019

Në seancën e sotme të 41-të të Këshillit të Qytetit të Shkupit, me propozim të Kryetarit të Petre Shilegov u vu në votim dhe u votua vendimi për shitjen e Shtëpisë së qytetit në bregun e lumit Vardar.

 

- Seancën e sotme e hapim me këtë pikë pasi që ndërkohë kemi arritur ta përfundojmë objektin që filloi ndoshta një dekadë më parë. Objekti që u ndërtua nga Qyteti, pasi erdhi udhëheqësja e re e administratës së qytetit, ka investuar 3.2 milion euro në përfundimin e tij. Kjo dëshmon se nuk ka pasur asnjë qëllim apo tendencë për të mos e përfunduar ndërtimin e tij - tha Shilegov.

 

Ai shtoi se janë bërë përpjekje për ta vënë në funksion objektin, por pas gjithë analizave të bëra për kapacitetin e objektit të ndërtuar u konkludua se vetëm 3 e pesta e numrit të përgjithshëm të të punësuarve mund vendosen aty, pra vetëm 352 të punësuar.

Ai, gjithashtu theksoi faktin se brendësia e objektit është jashtëzakonisht jofunksional për shkak të formës së tij.

 

- Lokacioni i shtëpisë së qytetit është zgjedhur në mënyrë të pafat për mua, sepse thënë në gjuhën e popullit objekti është anash infrastrukturës kryesore të qytetit, dhe për të arritur tek objekti keni lidhje të dobët me transportin publik. Dhe mendoj se shtëpia e qytetit duhet të jetë në një vend shumë më të përshtatshëm siç i ngjan një kryeqyteti dhe siç është standard kudo në botë - tha Shilegov.

 

Ai shprehu keqardhje që këshilltarët e opozitës e lëshuan seancën dhe nuk mundën ta dëgjojnë idenë e tij për formimin e komisionit në të cilin do të merrnin pjesë këshilltarët, gjegjësisht të përfshihen të gjithë si Këshill. Ky komision të jetë përgjegjës për shitjen, por edhe për blerjen eventuale të ndonjë objekti tjetër në një lokacion shumë më të përshtatshëm dhe të arritshëm për qytetarët e Shkupit.

 

- Sidoqoftë, do të doja që Këshilli të mbikëqyrë tërë procesin, sepse duam që ai të jetë publik dhe transparent pasi që nuk kemi asgjë për të fshehur. Shitja do të dalë në ankand përmes sistemit të  BNJVL  dhe do të jetë e dukshme për të gjithë - tha Shilegov.