NJOFTIM 26.10.2022

Qyteti i Shkupit rikujton qytetarët se në adresën elektronike 24@skopje.gov.mk mund t'i raportojnë problemet me të cilat ballafaqohen në mjedisin ku jetojnë, të cilat janë nën kompetencat e Qytetit të Shkupit. Shërbimet profesionale në Qytetin e Shkupit janë të obliguar për t'iu përgjigjur kërkesave të tyre ose për t'i zgjidhur ato brenda 72 orëve. Kjo mundëson ndërhyrje të shpejtë dhe të drejtpërdrejtë në terren për një qytet më funksional në shërbim të qytetarëve.
Projekti “Qytet i hapur 24 orë” i udhëheqjes së re të Qytetit u mundëson qytetarëve të raportojnë problemet shpejt dhe me lehtësi. Qëllimi është të inkurajohet funksionimi efikas dhe efektiv i administratës së qytetit në shërbim të qytetarëve, gjë që do të kontribuojë që Shkupi të jetë një qytet funksional që ofron shërbime të shpejta, cilësore dhe në kohë për qytetarët e Shkupit. Qyteti i Shkupit me këtë mënyrë komunikimi afrohet më shumë me shkupjanët dhe problemet e tyre i zgjidh nëpërmjet kontakteve të drejtpërdrejta me qytetarët.
Është me rëndësi të theksohet se në adresën elektronike për komunikim me qytetarët 24@skopje.gov.mk nga fillimi i funksionimit deri më sot janë pranuar më shumë se 3.680 kërkesa, prej të cilave janë zgjidhur rreth 2.830. Numri më i madh i qytetarëve në këtë e-mail kanë kërkuar vendosjen e shtyllëzave mbrojtëse në trotuare për të mundësuar lëvizjen e lirë dhe me lehtësi të këmbësorëve, pastrimin e deponive të paligjshme, si dhe një numër të madh kërkesash për ndërhyrjen e inspektorëve të qytetit në lidhje me sjelljen e papërgjegjshme të individëve gjatë largimit të mbetjeve komunale dhe ndotjes së mjedisit.