
Kryetarja Arsovska realizoi takim me Delegacionin e Ambasadës të Francës 26.1.2022
Kryetarja Arsovska sot u takua me Shefin e Delegacionit të Francës në Shkup, ambasadorin Siril Bomgartner dhe drejtorin e Zyrës Rajonale të Agjencisë franceze për Zhvillim, Dominik Ortberg. Në takim morën pjesë edhe Atasheja për bashkëpunim Zhulie Maraval dhe Kamil Imbert, përgjegjëse për projektin e Smart Cities në Zyrën Rajonale të Agjencisë franceze për Zhvillim.
Në takim u diskutua për sfidat që e presin Qytetin e Shkupit, dhe prioritetet e udhëheqësisë së re të Qytetit në katër vitet e ardhshme me synimin për të krijuar jetë më cilësore për qytetarët, por edhe për të përmbushur të gjitha projektet e parapara në programin e Qytetit të Shkupit.
Arsovska theksoi se një nga projektet më të rëndësishme të planifikuara për realizim në katër vitet e ardhshme është digjitalizimi i plotë i Qytetit të Shkupit, me qëllim të zgjidhjes së shpejtë dhe efikase të problemeve që i tangojnë qytetarët në nivel të Qytetit.
Ambasadori Bomgartner uroi punë të suksesshme dhe zgjerim e thellim të bashkëpunimit në mes të Qytetit të Shkupit dhe Ambasadës së Francës në Shkup. Ai shtoi se shpresojnë që Qyteti i Shkupit të vazhdojë të zhvillohet në mënyrë që të bëhet qytet më i pastër dhe më ekologjik, qytet që ofron shërbime më të mira dhe angazhohet të bëhet qytet dixhital.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK