Kryetarja Arsovska së bashku me përfaqësuesit e sektorëve të Qytetit të Shkupit dhe ndërmarrjeve publike në takim koordinues në Komunën e Butelit 26.1.2022

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska dhe kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, së bashku me përfaqësues të ndërmarrjeve publike dhe sektorëve të Qytetit të Shkupit si pjesë e ekipit në terren, mbajtën një takim koordinues me përfaqësues të bashkësive urbane dhe rurale nga gjithsej 13 vendbanime të cilat gjenden në komunën e Butelit, si pjesë e aktiviteteve për vlerësimin e gjendjes në lagjet e harruara të qytetit.

Qyteti i Shkupit së bashku me ekipet e përbëra nga përfaqësues të sektorëve, nëpërmjet komunikimit të vazhdueshëm në terren me qytetarët dhe bashkësitë vendore dhe urbane të kësaj komune dhe analizës së gjendjes, vepruan në mënyrë efikase me zgjidhjet për tejkalimin e sfidave dhe përmirësimin e kushteve në funksionimin e përditshëm të qytetarëve. Banorët e Komunës së Butelit, si prioritet theksuan problemet me rrjetin e ujësjellësit, përmirësimin e infrastrukturës së trafikut, sigurimin e kanalizimit atmosferik adekuat, nevojën për sinjalizim ndriçues adekuat, më shumë hapësira të gjelbra, rregullimin e bregut të lumit të Seravës.   

Pas përfundimit të punës në terren, Qyteti në bashkëpunim me komunën do të fillojë me përgatitjen dhe realizimin e projekteve të cilat janë të domosdoshme për tejkalimin e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët, me një qëllim të vetëm, përmirësimin e kushteve dhe sigurimin e jetës cilësore për qytetarët në çdo vendbanim në komunat në qytetin e Shkupit në mënyrë të njëjtë.