KA FILLUAR PASTRIMI I DEPONISË SË MADHE PËRGJATË LIQENIT TRESKA NË KOMUNËN E SARAJIT 26.1.2022

Qyteti i Shkupit filloi pastrimin e deponisë të paligjshme përgjatë liqenit Treska në Komunën e Sarajit. Kjo deponi shtrihet në një sipërfaqe prej 10 000 metra katrorë me mbi 5 000 metër kub mbeturina të hedhura nga persona juridikë dhe fizikë të pandërgjegjshëm në këtë hapësirë.

Deponia në Saraj është një nga deponitë më të mëdha në territorin e qytetit të Shkupit, e cila vazhdimisht digjet dhe me këtë shkarkohen emetime të dëmshme në ajër, si dhe ndot tokën dhe ujërat nëntokësore. Në këtë mënyrë rrezikohet seriozisht mjedisi jetësor, por mbi të gjitha është rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve që jetojnë në komunën e Sarajit dhe komunën e Gjorçe Petrovit.

Pastrimi i të gjitha deponive të paligjshme, por edhe kontrollet dhe mbikëqyrja inspektuese permanente do të vazhdojnë të jenë aktivitet i përditshëm i Qytetit të Shkupit. Ky është prioritet në të cilin Qyteti dhe ndërmarrjet publike po punojnë në mënyrë aktive, me qëllim që të sigurohet mjedis i shëndetshëm jetësor, me më shumë gjelbërim dhe ajër të pastër për banorët e Shkupit.