U liruan 36 vende parkimi të cilat ishin të rezervuara për përdoruesit e privilegjuar në garazhin me kate „Beko“ 26.1.2022

Ekipet e NP „Parkingu i Qytetit“ kryen mbikëqyrje dhe liruan 36 vende parkimi të cilat ishin të rezervuara për përdorues të panjohur të privilegjuar në garazhin me kate „Beko".  U realizua nën drejtimin e u.d. drejtor i NP„Parkingu i Qytetit“, Bojan Hristovski, mbikëqyrja ka për qëllim që të lirohen më shumë vende parkimi që mund të përdoren nga qytetarët.

 

Nga kjo ndërmarrje publike informojnë se në garazhin me kate „Beko“, në katin-1, për një periudhë më të gjatë kohore ishin parkuar makina zyrtare të cilat nuk përdoreshin dhe zinin në mënyrë të panevojshme 12 vende parkimi të shënuara. Kishte edhe 24 vende parkimi të cilat për arsye të panjohura ishin të rezervuara për përdorues të panjohur të privilegjuar, kurse parkimi në ato vende nuk ishte i lejuar për qytetarët. Me këtë aksion u liruan gjithsej 36 vende parkimi dhe u vënë në funksion të përdoruesve. Në të njëjtën kohë, ekipet e ndërmarrjes publike kryen një aksion për pastrimin e katit-1 gjë me të cilën u mënjanuan të gjitha mbetjet e grumbulluara.

 

Garazhi me kate „Beko“ i cili gjendet në rrugën “Dame Gruev” në qendrën e qytetit disponon me 605 vende parkimi, të organizuara në 2 kate nëntokë dhe gjashtë kate mbi tokë. Nga numri i përgjithshëm i vendeve të parkimit, 16 janë rezervuar për persona me aftësi të kufizuara, kurse tri për prindër me fëmijë të vegjël, të gjitha janë të shënuara në mënyrë adekuate me sinjalizim horizontal. Vendet e parkimit për prindër me fëmijë të vegjël gjenden në katin e parë-1, kurse vendet e parkimit për personat me aftësi të kufizuara janë shpërndarë në mënyrë adekaute nëpër kate. Në katin-1 është vendosur karikues elektrik për automobila.

 

Qyteti i Shkupit dhe NP „Parkingu i Qytetit“ u bëjnë apel qytetarëve të kenë kujdes që automjetet e tyre të mos i uzurpojnë vendet e parkimit të shënuara të cilat janë dedikuar vetëm për personat me aftësi të kufizuara dhe për prindërit me fëmijë të vegjël, për t’u mundësuar akses adekuat këtyre personave.