
AKSION I MADH PËR PASTRIMIN E BREGUT TË LUMIT VARDAR NË GJORÇE PETROV 26.2.2021
Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Komunën e Gjorçe Petrovit filluan një aksion të madh për pastrimin e plotë të bregut të lumit Vardar, në pjesën nga ura në Hrom deri tek ura në Saraj në gjatësi prej rreth 4 km.
Në terren janë duke punuar ekipet e NP "Higjiena Komunale" dhe punëtorët komunalë nga komuna.
-Kemi punuar intensivisht në bregun e Vardarit gjatë vitit të kaluar, dhe atë që ishte lënë pas dore për dekada nga administratat e mëparshme të qytetit, tani po e punojmë tërësisht. Shkojmë hap pas hapi, në mënyrë që bregu i Vardarit të marrë shkëlqimin të cilin e meriton. Së bashku me Komunën e Gjorçe Petrovit, në këtë pjesë po punojmë në gjatësi prej 4 km, në pastrimin dhe fisnikërimin e plotë të hapësirës në mënyrë që kjo hapësirë publike t’u shërbejë qytetarëve të Gjorçe Petrovit dhe Sarajit për argëtim dhe rekreacion. Mos të harrojmë se jemi akoma në mes të pandemisë dhe çdo hapësirë publike e konceptuar mirë dhe e rinovuar është e mirëseardhur për qytetarët. Ne tashmë jemi duke punuar tërësisht në pastrimin e bregut, prandaj u bëj thirrje kryetarëve të tjerë të komunave nëpër të cilat kalon lumi Vardar të përfshihen me resurset e tyre në mënyrë që të rikthejnë shkëlqimin e bregut tonë sa më shpejt të jetë e mundur - tha kryetari Petre Shilegov, në konferencën e sotme për media.
Në fillim të aksionit për pastrimin e bregut të Vardarit, në pjesën nga ura në Hrom deri tek ura në Saraj, sot mori pjesë edhe kryetari i Komunës Gjorçe Petrov, Aleksandar Naumoski.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK