AKSION I MADH PËR PASTRIMIN E BREGUT TË LUMIT VARDAR NË GJORÇE PETROV 26.2.2021

Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Komunën e Gjorçe Petrovit filluan një aksion të madh për pastrimin e plotë të bregut të lumit Vardar, në pjesën nga ura në Hrom deri tek ura në Saraj në gjatësi prej rreth 4 km.

Në terren janë duke punuar ekipet e NP "Higjiena Komunale" dhe punëtorët komunalë nga komuna.

-Kemi punuar intensivisht në bregun e Vardarit gjatë vitit të kaluar, dhe atë që ishte lënë pas dore për dekada nga administratat e mëparshme të qytetit, tani po e punojmë tërësisht. Shkojmë hap pas hapi, në mënyrë që bregu i Vardarit të marrë shkëlqimin të cilin e meriton. Së bashku me Komunën e Gjorçe Petrovit, në këtë pjesë po punojmë në gjatësi prej 4 km, në pastrimin dhe fisnikërimin e plotë të hapësirës në mënyrë që kjo hapësirë ​​publike t’u shërbejë qytetarëve të Gjorçe Petrovit dhe Sarajit për argëtim dhe rekreacion. Mos të harrojmë se jemi akoma në mes të pandemisë dhe çdo hapësirë ​​publike e konceptuar mirë dhe e rinovuar është e mirëseardhur për qytetarët. Ne tashmë jemi duke punuar tërësisht në pastrimin e bregut, prandaj u bëj thirrje kryetarëve të tjerë të komunave nëpër të cilat kalon lumi Vardar të përfshihen me resurset e tyre në mënyrë që të rikthejnë shkëlqimin e bregut tonë sa më shpejt të jetë e mundur - tha kryetari Petre Shilegov, në konferencën e sotme për media.

Në fillim të aksionit për pastrimin e bregut të Vardarit, në pjesën nga ura në Hrom deri tek ura në Saraj, sot mori pjesë edhe kryetari i Komunës Gjorçe Petrov, Aleksandar Naumoski.