
QYTETI I SHKUPIT DO TË DËRGOJË NDIHMË HUMANITARE PËR QYTETIN E BINJAKËZUAR ZAGREBIN 26.3.2020
Qyteti i Shkupit si qytet i solidaritetit dhe qytet i binjakëzuar me Zagrebin do të dërgojë ndihmë humanitare pas tërmeteve të mëdha që goditën këto ditë kryeqytetin kroat dhe shkaktuan dëme të mëdha materiale.
Vendimin për ndihmë humanitare, në vlerë prej 50 000 euro, e nënshkroi kryetari Shilegov. Kryetari Shilegov foli përmes telefonit me kolegun e tij të Zagrebit, Bandiç, dhe, duke pasur parasysh rrethanat, kufijtë e mbyllur dhe gjendjen e jashtëzakonshme gjithkund në botë, ranë dakord që ndihma e cila zakonisht përbëhet nga materiale dhe njerëz për ndihmë gjatë fatkeqësive, këtë herë të jetë një shumë financiare simbolike.
Të hënën në mëngjes, Zagrebi u godit nga një seri tërmetesh ku ka të vdekur dhe të plagosur, si dhe u shkaktuan shumë dëme materiale, ndërsa janë evidentuar më shumë se 5. 500 objekte të dëmtuara.
Shkupi dhe Zagrebi janë qytete të binjakëzuar nga viti 2011 dhe deri më tani kanë bashkëpunuar në fushën e arsimit, sportit, trafikut dhe kulturës.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK