RRUGA LLAZO TRPOVSKI DO TË MBYLLET PËR QARKULLIM 26.3.2021

Qyteti i Shkupit njofton se për shkak të punimeve ndërtimore, rruga Llazo Trpovski në komunën e Butelit do të jetë e mbyllur për trafik në periudhën nga data 29.03.2021 deri më 31.03.2021, në pjesën nga kthesa me rrugën Boca Ivanova deri tek hyrja e varrezave "Butel".

Për hyrje në varrezat “Butel” do të mund të hyhet nga rruga Aleksandar Urdarevski.

Qyteti i Shkupit u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe të rregullojnë shpejtësinë e lëvizjes  me kushtet e rrugës.