Aksioni i madh pranveror i Qytetit të Shkupit dhe ndërmarrjeve të Qytetit nga sot në komunën e Butelit 26.4.2022

Aksioni i madh pranveror i Qytetit të Shkupit dhe ndërmarrjeve publike të Qytetit nga sot realizohet në territorin e komunës së Butelit. Në koordinim me Komunën e Butelit, ekipet deri në fund të kësaj jave, do të kryejnë aktivitete për fshirjen dhe larjen manuale dhe makinerike të bulevardeve dhe rrugëve, dezinfektimin e kontejnerëve, grumbullimin e mbeturinave, sanimin e dëmtimeve të rrugëve, rinovimin dhe vendosjen e sinjalizimit të trafikut. , mbjellje të fidanëve të rinj dhe rregullimin e gjelbërimit, Gjithashtu, ekipet do kryejnë riparimin e defekteve dhe problemeve të raportuara nga ana e qytetarëve, pastrimin e plotë të linjave atmosferike dhe fekale, si dhe pastrimin e ulluqeve në bulevardet dhe rrugët e qytetit.

Në aksionin e madh pranveror në Butel, në terren të koordinuara punojnë ekipet e ndërmarrjeve publike të Qytetit "Higjiena Komunale", "Parqe dhe Gjelbërimi", "Ujësjellës dhe Kanalizim", "Lajka", "Rrugë dhe rrugica" dhe "Drisla".

Ekipet e NP “Higjiena Komunale” në të gjithë territorin realizojnë aktivitete për fshirjen dhe larjen manuale dhe makinerike të bulevardeve dhe rrugëve, si dhe larjen dhe dezinfektimin e kontejnerëve dhe mikrolokacioneve ku ato janë të vendosur.

Në kuadër të këtij aksioni të madh, NP “Higjiena Komunale” vendosi kontejnerë të posaçëm për mbeturinat e rënda në disa lokacione, ku qytetarët do të mund t'i lënë këto mbeturina, e më pas të njëjtat do të merren dhe transportohen pa pagesë në vend përkatës. Banorët e komunës së Butelit do të mund t'i hedhin mbeturinat e tyre të rënda në këto lokacione:

 

  1. Shkup Veri, tek “Stokomak”;
  2. Butel 2, afër xhamisë;
  3. Vendbanimi Radishani, ndërmjet hyrjes së parë dhe të dytë;
  4. Butel 1, përballë kishës "Shën Jovani" (tek transformatori)

 

 

Me aksionin pranveror të NP “Parqe dhe Gjelbërim” në komunën e Butelit do të përfshihet gjelbërimin përgjatë bulevardeve Sllovenia dhe Bosnjë e Hercegovinë, si dhe rrugët Butelska dhe Aleksandar Urdarevski. Në këto lokacione, po bëhet pastrimi i terrenit, mblidhen gjethet, kositen sipërfaqet e barit, mblidhen kositjet dhe krasiten shkurret.

Lokacionet kyçe ku do të veprojnë ekipet e NP "Lajka" në komunën e Butelit janë: te kisha "Shën Jovani", tregu në Butel, rreth shkollës fillore "Klimenti i Ohrid", hyrja e parë dhe e dytë në Radishan, rajoni në stacionin e fundit të autobusëve numër 57 dhe Guri i bardhë në Radishan.

Ekipet e NP “Ujësjellës dhe Kanalizim” në komunën e Butelit do të kryejnë pastrim manual të ulluqeve, pastrim manual të pusetave (atmosferike dhe fekale) dhe larje me cisternë me vakuum dhe cisternë nën presion të ulluqeve dhe pusetave atmosferike dhe fekale.

Sot në rrugën “Aleksandar Urdarevski” janë kontrolluar 24 puseta, janë pastruar me dorë katër puseta, 63 ulluqe, është larë një kanal kanalizimi prej 380 metrash me cisternë me vakuum dhe janë pastruar 550 metra me cisternë nën presion.

NP “Rrugë dhe rrugica” gjatë aksionit në Butel do të punojë në bulevardin Sllovenia dhe në rrugët Aleksandar Urdarevski, Boca Ivanova dhe Ferid Bajram. Ekipet e tyre sot kanë riparuar dëmtimet  e asfaltit në bulevardin Sllovenia, me sipërfaqe 23 metra katrorë. Në të gjitha rrugët e komunës është kryer kontroll dhe rinovim i sinjalizimit vertikal.

Ndërmarrja publike “Drisla” në kuadër të aksionit pranveror në Butel do të pranojë, dhe deponojë mbeturinat komunale, mbeturinat ndërtimore dhe mbeturinat tjera që do të grumbullohen në territorin e komunës.

Aksioni ranveror në komunën e Butelit ka filluar sot më 26 prill dhe do të zgjasë deri më 29 prill, ndërsa pastaj ekipet e ndërmarrjeve publike do të vazhdojnë punën në komunë tjetër.