KOPSHTI ZOOLOGJIK NË SHKUP PREJ SOT PËRSËRI I HAP DYERT PËR VIZITORËT 26.5.2020

Prej sot, dyert e Kopshtit zoologjik të Shkupit janë përsëri të hapura për vizitorë. Qytetarët mund ta vizitojnë atë çdo ditë, nga ora 9 deri në ora 16, dhe në të njëjtën kohë do të duhet t'u përmbahen protokolleve të reja për punë dhe lëvizje nëpër kopshtin zoologjik, edhe atë si vijon:

- Mbajtja e detyrueshme e maskës gjatë hyrjes në Kopshtin zoologjik - Shkup;

- Pritje në radhë në distancë prej 2 metrash;

- Ndalohet rreptësisht ushqimi dhe afrimi me kafshët;

- Mbeturinat të hedhen në shporta;

- Fushat e lojërave nuk do të përdoren;

- Mbajtja e distancës nga vizitorët e tjerë.

Është e rëndësishme të theksohet se numri i vizitorëve në Kopshtin zoologjik do të jetë i kufizuar në mënyrë që të mos krijohet tollovi, gjegjësisht gjatë një ore në kopsht do të mund të ketë deri në 150 qytetarë.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit Kopshti zoologjik i Shkupit ishte i mbyllur për 2,5 muaj. Kjo periudhë është përdorur për dezinfektimin e vendbanimeve të kafshëve, janë rinovuar pjesë të kopshtit, ndërsa në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit janë ndërtuar vendbanimet për pinguinët dhe flamengot.