FAZA E DYTË E DEZINSEKTIMIT - SPËRKATJE TERESTIKE KUNDËR MUSHKONJAVE NË SHKUP 26.6.2020

Qyteti i Shkupit i informon qytetarët se faza e dytë e dezinsektimit terestik në territorin e Qytetit të Shkupit kundër larvave të mushkonjave do të realizohet nga data 29.06.2020 (e hënë), deri më 03.07.2020 nga ora 22 deri me 03 të ditës së ardhshme.

Nëse kushtet e motit nuk lejojnë realizimin e dezinsektimit, e njëjta do të kryhet në të njëjtin termin ditën tjetër, kur kushtet e motit do të jenë të volitshme.

Lajmërohen bletarët në kohë t'i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.