
GJATË FUNDJAVËS PARKINGUN NË VODNO E SHFRYTËZUAN 230 AUTOMJETE 26.7.2021
Si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për të siguruar rekreacion të sigurt për këmbësorët dhe çiklistët, Qyteti i Shkupit dhe NP "Parkingu i Qytetit" vendosën parkim në zonë në parkingjet në Vodnon e Mesme. Parkimi paguhet gjatë festave shtetërore dhe gjatë fundjavave nga ora 9:00 – 16:00.
Çmimi për orën e parë të parkimit është 100 denarë, kurse orët në vijim nga 50 denarë. Në parkingjet është vendosur sinjalizim i duhur horizontal dhe vertikal, si dhe tabela informative. Parkimi është falas për personat me aftësi të kufizuara dhe autobusët turistik, kurse parkimi në gjelbërim sanksionohet. Gjatë fundjavës parkingun në Vodno e shfrytëzuan 230 vetura, sipas numrit të SMS-ve të dërguara.
Qyteti i Shkupit u bën thirrje qytetarëve që të ruajnë gjelbërimin dhe hapësirat tjera publike, kurse veturat e tyre t’i parkojnë vetëm në parkingjet e shënuara.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK