SHILEGOVI DHE NJË DELEGACION I QYTETIT TË SHKUPIT VENDOSEN LULE PËR VIKTIMAT NË TËRMETIN E SHKUPIT 26.7.2021

Sot (26 korrik 2021, e hënë), në varrezat e qytetit në Butel, delegacione vendase dhe të huaja vendosën lule para monumentit për viktimat e tërmetit katastrofik në Shkup në vitin 1963.

Delegacioni zyrtar i Qytetit të Shkupit, i udhëhequr nga Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, i përbërë nga Sekretari i Qytetit të Shkupit, Viktorija Avramovska-Madiç dhe Kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Ljubica Jançeva, vendosi kurorë lulesh në nder të viktimave. Edhe delegacioni i Këshillit të Qytetit të Shkupit, i përbërë nga këshilltarët Branko Georgievski, Irena Popova dhe Bojan Ivanoviç, vendosën lule para monumentit.

Me vendosjen e luleve nderime për viktimat e tërmetit në Shkup që ndodhi 58 vjet më parë, dhanë edhe delegacione nga udhëheqja shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut, delegacione të përbëra nga përfaqësues të partive politike, delegacione nga komunat në qytetin e Shkupit, përfaqësues të Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit, përfaqësues të ndërmarrjeve publike dhe institucioneve kulturore të Qytetit të Shkupit, përfaqësues të institucioneve në vendin tonë, qytetarë, si dhe delegacione të huaja në vendin tonë.