NJË DELEGACION I QYTETIT TË SHKUPIT VENDOSI LULE NË NDER TË TË VDEKURVE NGA TËRMETI NË SHKUP 26.7.2022

Në varrezat e qytetit në Butel, sot (26.07.2022, e martë) delegacionet vendase dhe të huaja vendosën lule para përmendores në nder të të vdekurve nga tërmeti katastrofik në Shkup.

Në tërmetin e para 59 viteve humbën jetën 1070 bashkëqytetarë tanë, ndërsa 3000 u plagosën. Tradicionalisht, delegacioni i Qytetit të Shkupit, i kryesuar nga kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, si dhe një delegacion nga Këshilli i Qytetit të Shkupit, vendosën kurorë lulesh.

Në shenjë nderimi për viktimat e tërmetit në Shkup të vitit 1963, lule vendosën edhe delegacione nga përfaqësuesit e partive politike në Republikën e Maqedonisë, delegacione nga të gjitha komunat e qytetit të Shkupit, përfaqësues nga Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit dhe Republika e Maqedonisë, delegacion i Armatës së Republikës së Maqedonisë, përfaqësues nga Ndërmarrjet Publike dhe Institucionet Publike Kulturore të Qytetit të Shkupit, përfaqësues nga institucionet në vendin tonë, si dhe qytetarë.

Lule te varrezat e të vdekurve nga tërmeti vendosën edhe delegacionet zyrtare nga përfaqësitë diplomatike të shumë vendeve të akredituara në vendin tonë.