
SHËNOHET 59 VJETORI NGA TËRMETI KATASTROFIK NË SHKUP 26.7.2022
Çdo vit kjo datë, 26 korriku, na kujton tërmetin katastrofik të vitit 1963, solidaritetin e banorëve të tij, por edhe solidaritetin e botës që të bashkuar na ndihmuan ato ditë të vështira dhe të dhimbshme. Shumë banorë humbën jetën nën rrënojat e Shkupit dhe shumë u plagosën.
Shënimi tradicional i 59-vjetorit të tërmetit katastrofik të vitit 1963 do të fillojë me vendosjen e luleve në orën 10:00 në Përmendoren e viktimave të tërmetit në varrezat e qytetit në Butel.
Në Qendrën Kulturore Rinore sonte, në ora 20:00, të pranishmëve do t'u drejtohet kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, e cila do të hapë ekspozitën "Për Shkupin me zemër nga e gjithë bota".
Në ora 20:30 në kinemanë “Frosina” do të mbahet projeksioni i filmit “1963: NATËN E MIRË SHKUP” në regji të Ilija Pavlovit, ndërsa në ora 21:00 do të mbahet Ngjarje e mbrëmjes për shënimin e këtij rasti.
Shënimi i kësaj dite na kujton të gjithëve tragjedinë nga e cila përsëri u rilind qyteti i Shkupit, i cili në historinë e tij të gjatë disa herë ishte viktimë e fatkeqësive natyrore.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK