SHËNOHET 59 VJETORI NGA TËRMETI KATASTROFIK NË SHKUP 26.7.2022

Çdo vit kjo datë, 26 korriku, na kujton tërmetin katastrofik të vitit 1963, solidaritetin e banorëve të tij, por edhe solidaritetin e botës që të bashkuar na ndihmuan ato ditë të vështira dhe të dhimbshme. Shumë banorë humbën jetën nën rrënojat e Shkupit dhe shumë u plagosën.

Shënimi tradicional i 59-vjetorit të tërmetit katastrofik të vitit 1963 do të fillojë me vendosjen e luleve në orën 10:00 në Përmendoren e viktimave të tërmetit në varrezat e qytetit në Butel.

Në Qendrën Kulturore Rinore sonte, në ora 20:00, të pranishmëve do t'u drejtohet kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, e cila do të hapë ekspozitën "Për Shkupin me zemër nga e gjithë bota".

Në ora 20:30 në kinemanë “Frosina” do të mbahet projeksioni i filmit “1963: NATËN  E MIRË SHKUP” në regji të Ilija Pavlovit, ndërsa në ora 21:00 do të mbahet Ngjarje e mbrëmjes për shënimin e këtij rasti.

Shënimi i kësaj dite na kujton të gjithëve tragjedinë nga e cila përsëri u rilind qyteti i Shkupit, i cili në historinë e tij të gjatë disa herë ishte viktimë e fatkeqësive natyrore.