FILLOI RIKONSTRUKSIONI I BULEVARDIT VIDOE SMILEVSKI BATO 26.8.2020

Ekipet e Qytetit të Shkupit nga sot po rindërtojnë bulevardin Vidoe Smilevski Bato, në Lisiçe të re, në pjesën nga kryqëzimi me bulevardin Sërbija deri te Eekspedita e Shkurtit.

- Në dy vitet e kaluara, Qyteti i Shkupit ka investuar seriozisht në infrastrukturën në Komunën e Aerodromit – plotësisht kemi përfunduar me rikonstruksionin e ekspeditës së Shkurtit, si dhe fazën e parë të ndërtimit të bulevardit ASNOM, pas së cilës filluam ndërtimin e urës së re të Vardarit, drejt Keramidnic-ës - tha sot kryetari Petre Shilegov.

Me këtë projekt ndërtimi është parashikuar rikonstruksioni i plotë i korsisë në bulevardin Vidoe Smilevski Bato në të dy drejtimet, zëvendësimi i skajoreve të dëmtuara dhe nivelimi i pusetave dhe kanaleve ekzistuese në gjatësi prej 700 metrash.

Vlera e projektit është rreth 27.3 milion denarë, dhe afati i përfundimit është 40 ditë. Shilegovi shtoi se ai pret që ky bulevard të përfundojë më herët nga afati i paraparë dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë durim deri sa të zgjasë rindërtimi dhe të respektojnë regjimin e përkohshëm që është vendosur për trafikun.