Me Shilegov Shkupi u bë një nga qytetet më të ndotura në botë, tani përfundimisht vijnë zgjidhjet për këtë problem të madh 26.12.2021

Më së paku është e turpshme që Petre Shilegov, njeriu i cili për katër vite nuk ndërmori asnjë masë sistematike për t'u ballafaquar me ajrin e ndotur, problem ky që prek drejtpërdrejt shëndetin e qytetarëve, tani përmes postimeve në Facebook të ankohet për gjendjen në të cilën ai e solli Shkupin.

Petre Shilegov kishte shansin të bëjë diçka në këtë fushë për katër vjet, por në vend të zgjidhjeve, Shkupi është një nga qytetet më të ndotura në botë. Njeriu që si masa konsideronte kushtet atmosferike dhe nëse era do ta pastronte ajrin, nuk duhet kurrsesi t’i lejojë vetes të flasë për këtë temë.

Qyteti i Shkupit përfundimisht po merr masa sistematike dhe konkrete për t'u ballafaquar me një nga problemet më të mëdha të qytetarëve, ajrin e ndotur. Ndryshe nga vitet e kaluara kur në këtë fushë nuk bëhej pothuajse asgjë, administrata e re e qytetit këtë çështje të nxehtë për banorët e Shkupit e ka vendosur si një nga prioritetet më të mëdha.  

Pikërisht për këtë, në fillim të mandatit të kryetares së Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, u fillua me pastrimin intensiv të deponive të paligjshme, ku digjeshin mbetje dhe mbeturina ndërtimore, të cilat ndikojnë në ndotjen e ajrit. Për herë të parë shqiptohen pa asnjë dallim dënime drakoniane për rrezikimin e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

Aktualisht jemi duke punuar në një zgjidhje sistematike gjithëpërfshirëse me masa plotësuese për të siguruar cilësi më të lartë të jetës dhe ajër më të pastër, diçka që nuk është bërë vitet e fundit dhe që rezulton me ajër vazhdimisht të ndotur në Shkup.