Arsovska takim në Komunën e Aerodromit, ekipet e Qytetit të Shkupit dhe Ndërmarrjet publike i zgjidhin problemet e qytetarëve 27.1.2022

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, sot ka mbajtur takim koordinues me përfaqësues të bashkësive urbane dhe rurale nga gjithsej 10 vendbanime të Komunës së Aerodromit, ku morën pjesë kryetari i Komunës së Aerodromit, Timço Mucunski dhe përfaqësues të ndërmarrjeve publike dhe sektorëve të Qytetit të Shkupit si pjesë e ekipit në terren për vlerësimin e gjendjes me vendbanimet e harruara në qytet.

Ekipet në terren të Qytetit të Shkupit, të përbëra nga përfaqësues të sektorëve, gjatë javëve të kaluara kanë filluar vlerësimin e gjendjes në tetë zona urbane dhe dy rurale në Komunën e Aerodromit. Me komunikimin e mëtutjeshëm dhe të ë vazhdueshëm me qytetarët e këtyre vendbanimeve dhe përgatitjen e një plani veprimi për realizimin e projekteve në vendbanimet e harruara të kësaj komune, Qyteti do të angazhohet në mënyrë aktive për zgjidhjen e problemeve disa dekadash me të cilat ballafaqohen qytetarët, dhe më e rëndësishmja, do të ofrojë zgjidhje të shpejta dhe efikase që mundësojnë jetë më të mirë për të gjithë qytetarët, pavarësisht nëse jetojnë në mjedis urban apo rural.

Analizat nga terreni të Qytetit të Shkupit tregojnë se numri më i madh i kërkesave të banorëve nga bashkësitë rurale në Komunën e Aerodromit kërkojnë zgjidhje të menjëhershme të problemeve infrastrukturore, si dhe furnizimit me ujë dhe infrastrukturës të kanalizimit.