KRYETARJA ARSOVSKA SË BASHKU ME EKIPET E QYTETIT TË SHKUPIT DHE NDËRMARRJEVE PUBLIKE NË TAKIM KOORDINUES NË KOMUNËN KISELLA VODA 27.1.2022

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska dhe kryetari i Komunës së Kisella Vodes, Orce Gjorgjievski, së bashku me përfaqësues të ndërmarrjeve publike dhe sektorëve të Qytetit të Shkupit si pjesë e ekipit në terren, mbajtën takim koordinues me përfaqësues të bashkësive urbane dhe rurale ne komunën Kisella Vodë, ku u bisedua për sfidat në këtë komunë dhe aktivitetet e mëtejme për zgjidhjen e tyre.

Ekipet e përbëra nga përfaqësues të sektorëve nga Qyteti i Shkupit, si dhe nga ndërmarrjet publike nën kompetencë të Qytetit, tashmë i kanë filluar aktivitetet në terren për vlerësimin e plotë të gjendjes me vendbanimet e harruara në komunën e Kisella Vodës. të cilën e përbëjnë 15 bashkësi lokale dhe urbane, nga të cilat nëntë urbane dhe gjashtë vendbanime rurale. Në vazhdimësi zhvillohen takime me qytetarët, vlerësohet gjendja aktuale dhe përgatitet plan veprimi me projektet që do t’i realizojë Qyteti në këto vendbanime të harruara.

Qyteti i Shkupit së bashku me ekipet në terren kanë përgatitur raport për problemet e konstatuara për zgjidhje në bashkësitë urbane dhe lokale në territorin e komunës së Kisella Vodës, sipas të cilit shumica e problemeve kanë të bëjnë me zgjidhjen e problemeve infrastrukturore, rikonstruksionin dhe asfaltimin e rrugëve, vendosja e stacioneve të reja të autobusëve dhe e linjave shtesë për autobusë, ndërtimi i rrjetit plotësues për ujësjellës dhe ndërtimi i kanalizimit atmosferik në vendbanime të caktuara, si dhe mirëmbajtja e gjelbërimit, svendosja shportave për mbeturina dhe kontejnerëve në disa vendbanime urbane. dhe rurale në Komunën Kisella Vodë.

Shkupi dhe shkupjanët meritojnë trajtim dhe përkushtim të barabartë në punën e administratës së qytetit dhe ndërmarrjeve publike. Në Shkup nuk do të ketë më vendbanime të harruara, ndërsa Qyteti i Shkupit do të fillojë me realizimin e projekteve në çdo vendbanim, të cilat do të mundësojnë rritje dhe zhvillim të shpejtë dhe të njëjtë për të gjitha komunat dhe vendbanimet në mënyrë të barabartë.