NJOFTIM PUBLIK 27.2.2024

Qyteti i Shkupit vazhdon me realizimin e projektit të madh që rezulton nga programi “Për Shkupin Modern” dhe që realizohet në të gjitha 23 shkollat e mesme të Qytetit, në bashkëpunim me ndërmarrjet publike të Shkupit.

Në shkollën e mesme "Nikola Karev" në komunën e Karposhit, në kuadër të projektit, po rregullohet parteri dhe hortikultura e oborrit me sipërfaqe 10.740 metra katrorë, me aksion për mbjelljen e pemëve dhe fidanëve, lulishte të re, vendosjen e pajisjeve të reja urbane që do t'u mundësojnë nxënësve të shkollave të mesme të kenë qëndrim të këndshëm në ambient të hapur ku mund të shoqërohen, dhe do të kenë mundësi të organizojnë ligjërata dhe punëtori edukative.

Rëndësia dhe qëllimi i këtij projekti është të inkurajojë nxënësit tanë të shkollave të mesme për të ruajtur, mirëmbajtur dhe kultivuar mjedisin si dhe për të krijuar sipërfaqe të reja parku dhe zona fitnesi. Gjithashtu, në oborret e shkollave po realizohet projekti për zonat e fitnesit në natyrë, me rekuizita dhe pajisje për të nxitur dhe promovuar stile jetese të shëndetshme përmes sportit dhe rekreacionit.