Mbikëqyrje e punimeve ndërtimore në bulevardin “Boris Trajkovski” 27.3.2023

Sot mbikëqyrëm punimet ndërtimore të bulevardit “Boris Trajkovski” nga kryqëzimi afër vendbanimit Pintija deri te ura “Markova Reka” me gjatësi 2.325 metra dhe ndërtimin e rrethrrotullimit të ri para urës me diametër prej 20 metrash.

Në këtë pjesë po ndërtohet sistem i ri i kanalizimit atmosferik me gjatësi totale prej 2.270 metrash, shtigje për këmbësorë në të dy anët e bulevardit, ndërtimi i shtegut për biçikleta dhe ndriçimi i ri përgjatë gjithë trasesë.

Punojmë në mënyrë aktive për të zgjidhur të gjitha sfidat që burojnë nga fillimi i paplanifikuar i punimeve në këtë bulevard. Deri më tani, kjo administratë e Qytetit të Shkupit ka zgjidhur lëndët e shpronësimit për sipërfaqe të përgjithshme prej 37.047 m2, kurse për pjesën e mbetur prej 10.988 m2 po vijon procesi I shpronësimit.