
SHILEGOV: BANORËT E SHKUPIT DO TË FITOJNË SHËTITORE TË RE NË KEJIN 13 NËNTORI NË FILLIM TË VERËS 27.4.2021
Rikonstruksioni i kejit "13 Nëntori", në pjesën nga sheshi i qytetit deri te rruga Stiv Naumov, po zhvillohet me dinamikë të përshpejtuar dhe në fillim të verës banorët e Shkupit do të fitojnë kej të ri për relaksim e kënaqësi.
- Aktivitetet ndërtimore në terren janë intensifikuar. Janë hequr pjesët qendrore dhe të përparme të tarracave të objekteve hotelierike, duke liruar kështu shëtitoren dhe rreshtdrurin e mrekullueshëm qendror, që është një nga vendet më atraktive në qytetin tonë. Në periudhën e kaluar, është punuar në rinovimin e tërë infrastrukturës nëntokësore, dhe aktualisht është duke u punuar në pllakëzimin e kejit dhe pritjet e mia janë që në gjysmën e dytë të qershorit, në fillim të verës, banorët e Shkupit të fitojnë një kej të ri për relaksim dhe kënaqësi - tha Shilegov në seancën e sotme për pyetje të këshilltarëve.
Ky projekt ka vlerën 88.6 milion denarë duke përfshirë TVSH-në, mjetet janë siguruar nga Buxheti i Qytetit të Shkupit. Rikonstruksioni përfshin pllakëzim krejtësisht të ri, shteg për personat me invaliditet, gjelbërim të lartë – rreshtdrurësh, ulëse, smart-ulëse, shporta për mbeturina xhepi, kandelabra, reflektorë për ndriçim dhe shtylla të reja prej betoni dhe elektrik për realizimin e ndalesës për parkim dhe lëvizja përgjatë kejit "13 Nëntori". Ne kejin e ri do të lirohet më shumë hapësirë për çiklistët dhe këmbësorët duke parandaluar plotësisht mundësinë e parkimit ilegal në këtë sipërfaqe dhe duke kufizuar seriozisht qarkullimin e automjeteve.
Tarracat që do të përdoren nga objektet hotelierike do të unifikohen dhe vendosen në mënyrë që të mundësojë të vie në shprehje rreshti i bukur i dyfishtë i drurëve.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK