REBALANCI I BUXHETIT DHE PLANI AKSIONAL PËR QYTET TË GJELBËR PARA KËSHILLTARËVE TË QYTETIT TË SHKUPIT 27.10.2020

Ndryshimi dhe plotësimi i Buxhetit të Qytetit të Shkupit për vitin 2020, si dhe Plani aksionar për Qytet të gjelbër janë pikat për të cilat do të diskuton Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e 57-të, e cila do të mbahet përmes lidhjes konferenciale.

Me propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit të Qytetit të Shkupit për vitin 2020, buxheti i përgjithshëm është rritur për 81 milion denarë, që është një rritje prej 1% në krahasim me buxhetin fillestar. Rritje është propozuar edhe në buxhetin e kredive (245 milion denarë) për ndërtimin dhe rindërtimin e disa rrugëve dhe bulevardeve në tërë Qytetin e Shkupit. Rritja është bërë edhe në buxhetin e dotacioneve (4 milion denarë), për shkak të buxhetimit të një pjese të tepricës së pashpenzuar të të ardhurave nga viti i kaluar në kulturë. Buxheti bazë është zvogëluar për 167 milion denarë, dhe janë propozuar disa ndryshime sipas programeve dhe projekteve në përputhje me dinamikën e vlerësuar të realizimit të projekteve të filluara dhe afatet për realizimin e marrëveshjeve të arritura.

Së bashku me rebalancin e buxhetit të Qytetit të Shkupit për vitin 2020, Këshilli do të diskutojë Propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Planit të programeve të zhvillimit për periudhën 2020-2022, i cili parashikon ndryshime në mjetet financiare të parashikuara për projekte më afatgjata, realizimi i të cilave zhvillohet në disa faza gjatë dy ose më shumë viteve.

Sot, Këshilli i Qytetit të Shkupit do të diskutojë edhe Planin aksional për Qytetin e Gjelbër, i cili po përgatitet në bashkëpunim me BERZH nga marsi 2019, si pjesë e pjesëmarrjes së Qytetit në programin e BERZH për qytetet e gjelbra. Shkupi është qyteti i parë në Maqedoninë e Veriut që bashkohet me Qytetet e gjelbra të BERZH dhe fillon zhvillimin e Planit aksional për Qytet të gjelbër (GCAP). Plani aksional do të ndihmojë Shkupin të identifikojë, t'i japë përparësi dhe t'i përgjigjet sfidave të tij më urgjente të mjedisit jetësor. Plani aksional synon të adresojë sfidat më akute të ndryshimeve klimatike dhe mjedisit jetësor, të tilla si: menaxhimi me mbetjet e forta, uji dhe ujërat e zeza, rrugët e qytetit dhe ndriçimi, transporti urban, zvogëlimi i ndotjes lokale, përmirësimi i efikasitetit të energjisë dhe shfrytëzimi i burimeve, si dhe promovimi I adaptimit të ndryshimeve klimatike.

Përveç këtyre, Këshilli i Qytetit të Shkupit sot do të diskutojë edhe për Vendimin për çlirimin nga pagimi i kompensimit për rregullimin e truallit ndërtimor për ndërtimin e Kopshtit për fëmijë - Qendra ditore për persona me pengesa intelektuale dhe fizike, Komuna Gazi Baba - Shkup; Vendim për vendosjen e bashkëpunimit ndërkomunal ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe Komunës Gazi Baba për përpilimin e dokumentacionit projektues për rikonstruksionin e rr. “Pero Nakov” nga kryqëzimi me rr. “Maxhari” deri në rr. “Industriska 2”; Vendimin për vendosjen e bashkëpunimit ndërkomunal ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Sarajit për pjesëmarrje financiare për rikonstruksionin  e rrugës në Kondovë në Komunën e Sarajit; Vendimin për vendosjen e bashkëpunimit ndërkomunal ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Sarajit për pjesëmarrje financiare për rikonstruksionin  e rrugës 2 në Krushopek në Komunën e Sarajit; Vendimin për ndryshim dhe plotësim të Vendimit për themelim të bashkëpunimit mes komunal në mes Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Sarajit për pjesëmarrje financiare për rikonstruksion të rrugës lokale për fsh. Bojanë – Komuna e Sarajit; Vendimin për ndryshim të Vendimit për rregullim të raporteve për realizimin e rrugës së komunikacionit në mes Qytetit të Shkupit dhe Imperial Tobako TKS sh.a. Shkup; Vendimin për mënyrën dhe kushtet e shitjes së kërkesës falimentuese të Qytetit të Shkupit ndaj “SIS INVEST GRUP” SHPK – Shkup; Vendimin për furnizimin e pronës së patundshme – objektit me qëllimin objekti afarist në pjesën Qendrore të qytetit - Unaza e vogël për nevojat e Qytetit të Shkupit; Vendim për lejimin e furnizimit të mjeteve themelore gjatë vitit 2020 – mobile të zyrave, pajisje për ngrohje dhe klimatizim; Vendimin për pranim të donacionit të Dokumentacionit teknik për planifikim të detajuar dhe specifikime për vendosjen e rekuizitave për zhvillimin  e motorikës te fëmijët në malin e Vodnos; Vendimin për plotësimin e Vendimit për miratimin e mjeteve financiare për punësime në kohë të caktuar për vitin 2020; Vendim për dhënie pëlqim transferimit të punëtorit; vendime për dhënie pëlqim Planeve vjetore për punësime, për vitin 2021 institucioneve publike; Vendimin për dhënie pëlqim Programit për mirëmbajtjen e rrugëve magjistrale dhe mbledhëse në territorin e Qytetit të Shkupit në kushte dimërore për vitin 2020/2021 (Shërbimi dimërorë).

Në rend dite janë edhe vendimet për dhënie pëlqim Planeve vjetore për punësime, për vitin 2021 institucioneve publike si dhe Raportet për punën e ndërmarrjeve publike themelues i të cilave është Qyteti i Shkupit, për periudhën nga 01.01.2020 -09.2020, si dhe Raporti vjetor i Sektorit për punë të brendshme- Shkup për vitin 2019.

Këshilli do të i shqyrton diskuton sot edhe për më shumë programme për punë, si: Programi për ndryshim dhe plotësim të Programit për rregullimin e tokës ndërtimore në territorin e qytetit të Shkupit për vitin 2020; Programi për ndryshimin dhe plotësimin e Programit për financim të institucioneve publike dhe të aktiviteteve nga fusha e kulturës me interes për Qytetin e Shkupit për vitin 2020; Programi për ndryshimin dhe plotësimin e Programit për aktivitetet në fushën e sportit dhe rinisë në qytetin e Shkupit për vitin 2020; Programi për ndryshimin dhe plotësimin e Programit për aktivitetet nga fusha e mbrojtjes së mjedisit jetësorë dhe të natyrës në territorin e qytetit të Shkupit për vitin 2020; Programi për ndryshimin dhe plotësimin e Programit për financimin e projekteve për zhvillimin e zejtarisë, hotelerisë dhe tregtisë së qytetit të Shkupit për vitin 2020; Programi për ndryshimin dhe plotësimin e Programit për përkrahjen e zhvillimit lokal ekonomik të Qytetit të Shkupit për vitin 2020; Programi për ndryshimin dhe plotësimin e Programit për  propagandë të përgjithshme turistike dhe për përmirësimin e kushteve për qëndrim të turistëve në qytetin e Shkupit për vitin 2020; si dhe Plani për ndryshimin dhe plotësimin e Planit për Efikasitet energjetik të qytetit t Shkupit për vitin 2020.