U SHPËRBLYEN POLICI, ZJARRFIKËSI DHE GJAKDHURUESI MË I MIRË TË SHKUPIT, PËR VITIN 2020 VJET 27.12.2020

Kryetari Shilegov ua ndau shpërblimet zjarrfikësit, policit dhe gjakdhuruesit më të mire në Shkup për vitin 2020.

- Shkupi është qytet i solidaritetit dhe ne e ruajmë këtë traditë, ndërsa humanizmi dhe solidariteti është bërë pjesë e jetës së shkupjanëve. Në këto momente të vështira, veçanërisht kushtet e vështira të jetesës dhe situatat e shkaktuara nga Covid 19, nuk mund të harrojmë ata që përmes veprave të tyre janë dalluar me humanizmëm. Shpresoj që këto çmime të jenë motiv për fituesit, për kolegët e tyre, si dhe për të gjithë ne, si kolegë dhe qytetarë të jemi më humanë dhe më solidarizues dhe të përpiqemi të ndihmojmë sa herë që mundemi, kur dikush ka nevojë për ndihmë - tha Shilegovi.

Për meritat e tyre në punë dhe për sakrificën e tyre, shpërblime morën:

1. Nikolla Majnov, Shpëtimtar zjarrfikës në qytetin e Shkupit, Brigada zjarrfikëse, zjarrfikësi më i mirë për vitin 2020

2. Darko Jovanovski, i punësuar në Stacionin policor ′′Gazi Baba", i cili fitoi shpërblimin për policin më të mirë.

3. Zvonko Vasev është gjakdhurues i shquar që e konfirmoi humanizmin e tij me 89 dhurime gjaku dhe merr çmimin e gjakdhuruesit më të mire për vitin 2020.