Qyteti i Shkupit inicion propozim-ligjin për mbrojtjen e Vodnos 27.1.2022

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska sot u takua me përfaqësues të shoqatës civile „E dua Vodnon“ dhe “Iniciativa O2“, ku u bisedua për fazën e realizimit të iniciativës së propozim-ligjit për mbrojtjen e Vodnos.

Kryetarja Arsovska theksoi se Vodno dhe Shkupi janë të lidhura pazgjidhshmërisht, dhe me urbanizimin e dhunshëm dhe jolegal kërcënohet kjo mburojë e gjelbër e qytetit, dhe nuk duhet të lejohet uzurpimi i kësaj pjese të rëndësishme të Shkupit.

„U angazhuam për mbrojtjen e Vodnos, me sigurimin e një shkalle shtesë të mbrojtjes së rregulluar ligjore në interes të Shkupit dhe shkupjanëve. Filluam me krijimin e propozim-zgjidhjes për sigurimin ligjor të mbrojtjes së Vodnos, duke iniciuar Ligjin për Mbrojtjen e Vodnos“, theksoi kryetarja Arsovska në takimin e sotëm.

Së bashku me organizatat civile Qyteti i Shkupit filloi procedurën ku me programin e tij për vitin 2022 ndau mjete për përgatitjen e Planit Hapësinor për Vodnon. Qyteti i Shkupit është i angazhuar për një zgjidhje sistemore për Vodnon dhe me inicimin e propozim-ligjit i cili do të depozitohet pranë Kuvendit përfundimisht do të rregullohet në mënyrë ligjore mbrojtja e Vodnos.