EKIPET E QYTETIT TË SHKUPIT KANE KRYER SHUME INETRVENIME PAS MOTIT TË KEQ NATËN E KALUAR 27.2.2020

Ekipet e Qytetit të Shkupit, të përbërë nga ndërmarrjet publike të qytetit dhe Brigada zjarrfikëse e Shkupit, në bashkëpunim me Qendrën  për menaxhim me kriza, kanë intervenuar në shumë lokacione për të mënjanuar dëmet dhe pengesat e shkaktuara nga moti i keq dhe erërat e forta natën e kaluar në Shkup, që arritën shpejtësinë deri në mbi 100 kilometra në orë.

Në terren janë evidentuar numër i madh i drurëve të rënë, fasada të dëmtuara dhe konstruksione të kulmeve të shumë objekteve, bilborde dhe automjete të dëmtuara.

Deri në orën 12, kanë arritur gjithsej 72 raporte për drurë të rrëzuar në ndërmarrjen  publike “Parqet dhe gjelbërimi”. Ekipet e kësaj ndërmarrje kanë intervenuar në 42 lokacione në të gjitha komunat në Shkup, dhe aktivitetet do të vazhdojnë deri në pastrimin e plotë të terrenit.

Moti i keq shkaktoi më shumë dëm në konstruksionin e kulmit të shkollës së mesme "Maria Kiri-Sklodovska", ku sot nuk mbahen orët e mësimit dhe ekipet e NP "Rrugë dhe rrugica" dhe Brigada zjarrfikëse po punojnë për pastrimin e terrenit. Dëm është shkaktuar edhe në objektin e shkollës së mesme "Rade Jovçevski-Korçagin".

Në përputhje me njoftimet nga EHM dhe mundësinë e reshjeve të përsëritura të shiut dhe erërave të forta sot, u bëjmë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet përgjatë shtigjeve me drurë, si dhe të shmangin parkimin e automjeteve të tyre pranë drurëve.

Ekipet e Qytetit të Shkupit janë duke e ndjekur situatën në terren dhe ata janë të gatshëm të ndërhyjnë për të riparuar dëmet e shkaktuara nga stuhia eventuale.