SHILEGOV: TË GJITHA EKSKURSIONET E SHKOLLAVE TË MESME DO TË ANULOHEN PËR KOHE TË PACAKTUAR 27.2.2020

Qyteti i Shkupit, në suaza të kompetencave të tij, është plotësisht i përgatitur të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar përhapjen e Kovid 19. Në këtë drejtim, qysh para një jave janë ndërmarrë masa parandaluese për të mbrojtur shëndetin e nxënësve të shkollave të mesme dhe për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në shkollat e mesme, tha kryetari Shilegov në konferencën e sotme për media.

-Në 23 shkollat ​​e mesme të Qytetit të Shkupit mësojnë rreth 21.600 nxënës dhe mbrojtja e shëndetit të tyre është obligim dhe përgjegjësi serioze për ne si institucion kompetent dhe për drejtorët që udhëheqin me shkollat. Sipas obligimeve të marra nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të gjitha shkollat ​​do t'i anulojnë ose shtyjnë udhëtimet dhe ekskursionet e tyre të planifikuara në Republikën e Italisë për kohë të pacaktuar. Deri në fund të kësaj jave, do të mbahet orë edukative për parandalimin e virusit, në përputhje me rekomandimet e Organizatës botërore të shëndetit dhe Qeverisë së RMV - njoftoi

Ai theksoi se sot u ka dhënë drejtorëve të shkollave të mesme urdhër që t'i ndjekin me kujdes dhe t'i zbatojnë plotësisht rekomandimet për parandalimin dhe përballjen me koronavirusin të cilat i japin institucionet kompetente.

-Më tej, shtoi ai, autoritetet e shkollës duhet të anulojnë menjëherë dhe t'i shtyjnë udhëtimet dhe ekskursionet shkollore në vendet e tjera ku ekziston prani më e lartë e koronavirusit. Për të gjitha udhëtimet dhe ekskursionet tjera të bëjnë vlerësime shtesë të sigurisë. Drejtuesit e shkollave të fillojnë menjëherë organizimin dhe realizimin e orëve edukative, punëtorive dhe shpërndarjen e materialeve për informim përkatës me situatën, parandalimin dhe përballjen me Në këtë drejtim theksojmë se Qyteti i Shkupit do ta sigurojë mbështetjen dhe koordinimin e nevojshëm logjistik me institucionet përkatëse shëndetësore. Drejtuesit e shkollave janë të obliguar t'i vënë në përdorin mjetet e dhëna të siguruara nga Qyteti, për të ruajtur nivelin më të lartë të higjienës, duke zbatuar të gjitha aktivitetet sanitare dhe higjienike që i kanë në dispozicion. Në lidhje me këtë detyrim, dëshiroj të tregoj edhe një herë që Qyteti i Shkupit ka siguruar sasi të mjaftueshme të sapunëve antibakterial për shkollat.

Bëj thirrje që të mos ngritët panik, bëj thirrje për sjellje të matur të institucioneve dhe qytetarëve. Nuk ka vend për panik. Qyteti i Shkupit, si themelues dhe institucion përgjegjës për shkollat e mesme, po e ndjek në mënyrë të vazhdueshme dhe nga afër  situatën në shkolla dhe do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur shëndetin e të gjithë anëtarëve të komuniteteve shkollore - tha Shilegov.