
EDHE SONTE DY PERFORMANCA NË AMBINET TE HAPUR GJATË KOHËS SË KORONËS 27.4.2020
Sot do të mbahen dy performanca të reja nga programi "Kultura në kohën e Koronës".
Sot në mbrëmje në ora 20:00, te shkolla e mesme e mjekësisë "Dr. Pançe Karagjozov", violinistja e njohur Plamenka Trajkovska dhe ansambli i harqeve do të mbajnë koncert një orësh, ndërsa në orën 21:15 DJ ELECTRON do të interpretojë në Parkun Lazo Moskov në lagjen Shkup Veri.
Të gjitha shfaqjet do të transmetohen në:
- faqja e Qytetit të Shkupit në Facebook
https://www.facebook.com/CityofSkopje/?ref=br_rs
- kanali Youtube i Qytetit të https://www.youtube.com/channel/UChnvnL2Inms7iLk6uzQFyTw
Rikujtojmë se Qyteti i Shkupit, së bashku me institucionet kulturore të qytetit, më datë 13.04.2020 shpalli Thirrje publike për financimin e projekteve, si pjesë e masave të krizës "Kultura në kohë të koronës". Ideja e thirrjes është për të mbështetur artistë të papunë, gjegjësisht ata artistë që kanë humbur të ardhurat e tyre të rregullta gjatë kësaj periudhe, por edhe për të afruar kulturën në shtëpinë e secilit.
Artistët e interesuar mund të aplikojnë në https://mkc.mk/vesti/grsk_povik1/
Me këtë thirrje do të mbështeten llojet e mëposhtme të projekteve:
- Performanca në mëhalla deri në 2 orë; pajisjet teknike do të sigurohen nga institucionet kulturore të Qytetit të Shkupit; dhe
- Ekspozita virtuale, shfaqje, performanca, koncerte, punëtori për fëmijë…, që zgjasin deri në 2 orë.
Të gjithë pjesëmarrësit do të marrin honorar të njëjtë solidar në shumën neto prej 14,500 denarë. Thirrja do të zgjasë deri në mbarim të gjendjes se jashtëzakonshme.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK