
Qyteti i Shkupit shpalli thirrje publike për shprehjen e interesit për ndjekjen e mësimit dhe trajnimit falas për oxhakpastrues 27.4.2022
Qyteti i Shkupit realizon projektin “Oxhakpastrues për stufa të pastra dhe ajër të pastër në Shkup”, i cili financohet nga Ministria për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim e Republikës Federale të Gjermanisë dhe realizohet në bashkëpunim me qytetin e binjakëzuar të Nirnbergut, Republika Federale e Gjermanisë.
Projekti ka si synim sigurimin e kontrollit të ndotjes së ajrit në qytetin e Shkupit duke siguruar kushte për mësim dhe trajnim falas për rikthimin e profesionit të oxhakpastruesit nëpërmjet shkëmbimit të përvojave me oxhakpastrues nga Republika Federale e Gjermanisë.
Për këtë qëllim, Qyteti i Shkupit shpalli thirrje publike për shprehjen e interesit për ndjekjen e mësimit dhe trajnimit falas për oxhakpastrues.
Personat e interesuar duhet të kenë përfunduar së paku arsimin e mesëm, dhe mund të aplikojnë me depozitimin e letrës për shprehjen e interesit, në të cilën detyrimisht duhet të shënojnë: Emrin dhe mbiemrin, datëlindjen, adresën e vendbanimit, numrin e telefonit dhe adresën e-mail.
Letrën me shprehjen e interesit mund ta depozitojnë nëpërmjet postës elektronike në adresën e mëposhtme - nakopa@skopje.gov.mk, ose në version të printuar (personalisht nëpërmjet arkivit ose me postë) pranë Qytetit të Shkupit, bul. Ilinden nr. 82, 1000 Shkup, me shënimin: Për ndjekjen e mësimit dhe trajnimit falas për oxhakpastrues në suazat e projektit “Oxhakpastrues për stufa të pastra dhe ajër të pastër në Shkup”.
Afati përfundimtar për depozitimin e letrës për shprehjen e interesit është 15.05.2022 deri në orën 15.00.
Thirrja publike me të gjitha kriteret dhe kushtet për aplikim është në dispozicion në lidhjen e mëposhtme të internetit - https://skopje.gov.mk/media/8458/javen-povik-obuka-odzacari.pdf
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK