SHESHI I RI I GJELBËR NË KEJIN "DIMITAR VLAHOV" 27.5.2022

Në kejin “Dimitar Vlahov” janë duke punuar ekipet e NP “Parqe dhe Gjelbërim” në  rregullimin e sipërfaqes së re publike në sipërfaqe prej 3.244 metrash, e cila është e ndarë në disa parcela me shtigje për këmbësorë.

Gjatë aktiviteteve në këtë lokacion do të gërmohet dhe hiqet shtresa sipërfaqësore e dheut dhe do të aplikohet dhe cilësor. Në sipërfaqe do të vendoset sistem ujitjeje, është duke u formuar sipërfaqe bari dhe është planifikuar të mbillen drurë dhe shkurre.

Në sheshin e ri të gjelbër në kejin “Dimitar Vlahov” është planifikuar të mbillen fidanë dhe shkurre gjethembajtëse dhe gjetherënës. Në pjesën ku janë vendosur ulëse do të mbillen fidane gjetherënëse, për të mundësuar qëndrim të këndshëm për vizitorët. Të gjitha sipërfaqet e gjelbra do të rrethohen nga fidanë gjetherënëse që do të formojnë një rreshtdrurësh. Përgjatë shtigjeve për këmbësorë, do të bëhet një kombinim di rurëve gjethembajtës dhe gjetherënës.

Ekipet e NP “Parqe dhe Gjelbërim” këto ditë janë duke punuar në rregullimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave tjera publike të gjelbra në qytet. Në të gjitha rajonet e qytetit po bëhet kositja e barit dhe mbledhja e të kositurës, po pastrohen sipërfaqet nga mbeturinat, hiqen fidanët e vjetër pranveror dhe zëvendësohen me fidanë të rinj verorë. Fidanët e luleve sezonale po mbillen në rajonet e Butelit dhe Qendrës.