Kryetarja e Qytetit, Arsovska ndau shpërblime dhe fletë falënderimi për më të mirët në garat rajonale të nxënësve të shkollave të mesme 27.6.2022

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska sot ndau shpërblime dhe fletë falënderimi për nxënësit, mentorët dhe shoqatat e akredituara për pjesëmarrjen dhe suksesin e arritur në lëndë të ndryshme në garat rajonale të Shkupit. Fletë falënderimi për vendet e para iu ndanë 66 nxënësve, 52 mentorëve dhe 10 shoqatave, ndërsa në mesin e fituesve, fletë falënderimi u ndanë edhe për përfaqësuesit e shkollave të mesme të Qytetit të Shkupit, por edhe për nxënësit e shkollave private dhe shtetërore.  

-Inkurajojmë nxënësit e suksesshëm që të tregojnë njohuritë e tyre në fusha të ndryshme në gara të tilla dhe të avancojnë talentin dhe potencialin e tyre. Vendet e para të fituara janë veçanërisht të rëndësishme, për të shpërblyer më të mirët dhe për t'u dhënë atyre nxitje shtesë për të vazhduar të punojnë edhe më tej me përkushtim për të arritur suksese me të cilat do të krenohemi të gjithë. Falënderime edhe për mentorët që njohuritë dhe aftësitë e tyre ua transmetojnë me përkushtim brezave të rinj, por edhe për shoqatat për organizimin e garave cilësore - tha kryetarja Arsovska në ceremoninë e sotme të ndarjes së falënderimeve.  

Në kuadër të Programit për aktivitetet e Qytetit të Shkupit në fushën e arsimit të mesëm për vitin 2022, aktiviteti “Shpërblim për më të mirët” është organizimi i garave rajonale nga shoqatat e akredituara për fusha nga më të ndryshmet. Qyteti i Shkupit ka nënshkruar Memorandum bashkëpunimi me 10 shoqata, gjë pas së cilës shpërblehen nxënësit dhe mentorët për vendet e para të fituara. Qyteti i Shkupit, përveç fletë falënderimeve ndan edhe shpërblime në të holla për çdo nxënës dhe mentor.

Qëllimi i këtij aktiviteti të projektit është të inkurajojë studentët e talentuar dhe të suksesshëm që të zhvillojnë dhe përmirësojnë më tej potencialet dhe mundësitë e tyre. Mbështetja institucionale është veçanërisht e rëndësishme për formimin e të rinjve si personalitete të suksesshme dhe si mjet për nxitjen sistematike të cilësisë.