U rikonstruktua një pjesë e korsisë së këmbësorëve dhe biçikletave në rrugën “Brigada e 16-të Maqedonase” 27.6.2022

NP “Rrugë dhe Rrugica” me urdhër të Qytetit të Shkupit këto ditë rikonstruktuan pjesën e dëmtuar të korsisë së këmbësorëve dhe biçikletave në rrugën “Brigada e 16-të Maqedonase”, përkatësisht para rrethrrotullimit në lagjen Hekurana.

Gjatë rikonstruksionit, u gërmua asfalti i dëmtuar në një pjesë të sipërfaqes, u mënjanuan pllakat e begatonit të dëmtuara dhe më pas u vendosën bordurat, shtresa e tamponit dhe masa e re e asfaltit në një sipërfaqe prej 550 metrash katrorë.

Për asfaltimin e kësaj pjese të korsive u përdorën 90 tonë masë asfalti. Gjatë rikonstruksionit të kësaj sipërfaqeje, ekipet riparuan edhe dëmtimet në korsinë hyrëse në Parkun Natyror “Gazi Baba” me sipërfaqe prej 250 metrash katrorë. Riparimi i sipërfaqeve të dëmtuara mundëson lëvizjen e sigurt të këmbësorëve dhe çiklistëve në këtë pjesë të qytetit.