
ARSOVSKA: FILLON RIKONSTRUKSIONI I SHTIGJEVE PËR KËMBËSORË NË PJESËN E PARË TË PARKUT TË QYTETIT 27.7.2022
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, me drejtorin e NP “Rrugë dhe rrugica”, Boris Nastov, sot mbikëqyrin fillimin e rikonstruksionit të shtigjeve për këmbësorë në pjesën e parë të Parkut të qytetit.
- Në rikonstruksionin e përfunduar me sukses të shtigjeve për këmbësorë në pjesën e dytë të parkut, ku tashmë janë rikonstruktuar mbi 12 mijë metra katrorë, po vazhdojmë me rikonstruksionin e të gjitha sipërfaqeve tjera të këmbësorëve në Parkun e qytetit. Me rikonstruksionin në këtë fazë është planifikuar të rindërtohen shtigjet për këmbësorë në sipërfaqe totale prej 12500 metra katrorë në pjesën e parë të Parkut të qytetit. Nga sipërfaqja e përgjithshme, 7.500 metra katrorë janë shtigje të mbuluara me zhavorr, të cilat do të asfaltohen, ndërsa 5.000 metra katrorë shtigje për këmbësorë të cilat janë në gjendje të keqe me dëmtime të mëdha, të cilat do të riparohen me masë të re të asfaltit, theksoi Arsovska.
Ekipet e NP “Rrugë dhe rrugica”, me urdhër të Qytetit të Shkupit, gjatë ditëve të kaluara i kanë filluar aktivitetet për rikonstruksionin e shtigjeve në afërsi të labirintit të vogël në pjesën e parë të Parkut, dhe rregullimin e gjelbërimit.
-Në aktivitetet në këtë fazë të rikonstruksionit të shtigjeve në pjesën e parë të Parkut të qytetit NP “Rrugë dhe rrugica” në ditët e kaluara veçmë kanë filluar me rikonstruksionin e plotë të shtigjeve për këmbësorë me zhavorr, pastaj vijon faza e rikonstruksionit të shtigjeve të dëmtuara dhe riparimi i tyre me masë të re të asfaltit, theksoi drejtori Nastov.
Rikonstruksioni i shtigjeve për këmbësorë, rinovimi i gjelbërimit, vendosja e enëve të reja për mbeturina, pajisjet e reja urbane dhe riparimi i pajisjeve ekzistuese urbane, si dhe rindërtimi i trotuareve dhe mirëmbajtja e vazhdueshme e pajisjeve të parkut është pjesë e aktiviteteve që Qyteti i Shkupit i ndërmerr për rinovimin e Parkut të qytetit, në dobi të të gjitha gjeneratave.
- ВЕСТИ
- 12.08.2022 - Arsovska: Në Ditën Ndërkombëtare të të Rinjve për herë të parë u formua Kuvendi i të Rinjve i Qytetit të Shkupit
- 11.08.2022 - U rikonstruktua korsia e këmbësorëve në bulevardin “Goce Delçev”
- 10.08.2022 - Këtë fundjavë për të tetën herë spërkatje kundër mushkonjave në territorin e Shkupit
- 09.08.2022 - Pas katër dekadash po rikonstruktohet rruga” Skoevska” në Radishanë
- 08.08.2022 - Nga sot fillon aplikimi për subvencionimin e zanateve të vjetra dhe veprimtarive zejtare në shuarje në qytetin e Shkupit
- 05.08.2022 - Në Çento po rregullohet hapësirë e re parku dhe korsi për këmbësorë
- 03.08.2022 - Spërkatje kundër larvave dhe formave të rritura të mushkonjave për të shtatën herë këtë vit në Shkup
- 29.07.2022 - Pas problemeve të shumta të trashëguara, bulevardi Kiro Gligorov është në fazën përfundimtare
- 27.07.2022 - ARSOVSKA: FILLON RIKONSTRUKSIONI I SHTIGJEVE PËR KËMBËSORË NË PJESËN E PARË TË PARKUT TË QYTETIT
- 26.07.2022 - SHËNOHET 59 VJETORI NGA TËRMETI KATASTROFIK NË SHKUP