NGA SOT RINDËRTOHET EDHE NJË PJESË E RRUGËS BLLAGOJA STEFKOVSKI, NË GAZI BABË 27.8.2020

Nga dita e sotshme po zhvillohen punimet ndërtimore në rrugën Bllagoja Stefkovski në Komunën e Gazi Babës për rikonstruksionin e saj. Kjo fazë e dytë e rikonstruksionit të rrugës Blagoja Stefkovski do të përfshijë pjesën nga kthesa drejt rrugës Pero Nakov deri te Kinemaja “Maxhari” në një gjatësi prej rreth 850 metrash.

- Vitin e kaluar, në fazën e parë, e rindërtuam këtë rrugë në pjesën nga “Triangla” deri te kthesa drejt rrugës Pero Nakov. Pas përfundimit të fazës së dytë, do të fillojmë me realizimin e fazës së tretë të rindërtimit të kësaj rruge, e cila është planifikuar të jetë në pjesën nga Kinemaja "Maxhari" deri te hekurudha Shkup - Beograd, me çka rruga kryesore që lidh Maxharin dhe Çento, do të jetë e rikonstruktuar plotësisht - tha sot kryetari Petre Shilegov.

Vlera e marrëveshjes për rikonstruksionin e kësaj pjese të rrugës Blagoja Stefkovski është rreth 13.4 milion denarë me TVSH të llogaritur, dhe afati i ndërtimit është 60 ditë.

Shilegovi u bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë mirëkuptim gjatë punimeve ndërtimore në këtë pjesë të qytetit, dhe të përcjellin informatat në baza ditore për futjen e regjimit të përkohshëm të trafikut të cilat i publikon Qyteti i Shkupit. Rrugët e rikonstruktuara, shtoi ai, janë më të sigurta për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, zgjasin afatin për amortizimin e automjeteve dhe kështu kursehen mjete financiare për qytetarët.

Në fillimin e punimeve ndërtimore për rindërtimin e kësaj pjese të rrugës Bllagoja Stefkovski ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Borçe Georgievski,.