KRYETARI SHILEGOV REALIZOI TAKIM ME ZJARRFIKËSIT 27.10.2020

Kryetari Shilegov sot realizoi takim me zjarrfikësit, dhe më pas mbajti konferencë për shtyp në oborrin e Stacionit të Brigadës së Zjarrfikësve në lagjen Autokomandë.

- Sot, siç e patë, realizuam takim me një pjesë të Brigadës së Zjarrfikësve. Unë nuk jam person që ju ik problemeve dhe dua t’i takoj të gjithë personat që kanë problem me mënyrën e pagimit të rrogave të zjarrfikësve. Ky problem zgjat më shumë se 15 vite, është identifikuar dhe veçuar, është formuar një grup punues, po bëhen ndryshime në Ligjin për Zjarrfikje, i cili duhet të hyjë në fuqi në qershor të vitit 2021, ku një pjesë e kërkesave që kanë zjarrfikësit do të kenë bazë ligjore. Në ndërkohë, secili nga zjarrfikësit, në bazë të padive të tyre individuale, merr dëmshpërblim, gjegjësisht Qyteti ua bën pagesën. Me qëllim që të ndihmohet në përshpejtimin e këtij procesi ose për të pasur një bazë ligjore për t'i paguar, ne ofrojmë që në këtë proces të hyjë edhe ndërmjetësimi, me qëllim që diku në qershor të vitit 2021, kur Ligji të hyjë në fuqi, thjesht deri atëherë të mos dëmtohen zjarrfikësit - tha Shilegov pas takimit me zjarrfikësit.

Në takimin me zjarrfikësit, Kryetari Shilegov theksoi se Qyteti nuk është institucion që sjell ligje, por ka identifikuar dhe veçuar problemet edhe në kuadër të Ministrisë për Mbrojtje, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, si dhe BNJVL-së, grupi punues po e punon tekstin dhe ligjin që duhet të hyjë në fuqi në vitin 2021.

Gjithashtu, Kryetari sqaroi se nuk bëhet fjalë për mungesë vullneti, por bëhet fjalë për mungesë të bazës ligjore për të kryer pagesën e rrogave ashtu siç kërkojnë zjarrfikësit.