
Paralajmërime dhe rekomandime nga Qyteti i Shkupit për shkak të ndotjes së ajrit 27.12.2021
Në përputhje me Ligjin për Cilësinë e Ajrit të Mjedisit dhe pas marrjes së njoftimit nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor se cilësia e ajrit për dy ditë radhazi ka tejkaluar minimumin e përcaktuar ligjor (mbi 150 μg/m3 përqendrime mesatare ditore të PM10) në stacionet matëse në Qendër, Lisiçe, Gazi Babë dhe Rektorat, Qyteti i Shkupit njofton qytetarët se shpall masat e mëposhtme të shkallës së parë - paralajmërime dhe rekomandime për uljen e ndotjes së ajrit dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.
- Transport publik falas në autobusët e NTP-së dhe transportuesit privatë
- Inspektimi i përforcuar mbi instalimet nën kompetencat e Qytetit të Shkupit
- Kufizimi i aktiviteteve ndërtimore në objektet nën kompetencat e Qytetit të Shkupit
- Kontrolli intensiv i kantiereve të ndërtimit, përkatësisht automjetet që dalin nga kantieret e ndërtimit duhet të kenë rrota të lara dhe të jenë të mbuluara për kontrollin e pluhurit.
- Larja më e shpeshtë me makinë e rrugëve dhe bulevardeve të qytetit që janë nën kompetencat e Qytetit të Shkupit dhe rekomandim për komunat e Shkupit që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe në rrugët që janë nën kompetencat e tyre.
- Kontroll i intensifikuar i poseduesve të lejeve për dërgimin të mallit nëpërmjet Inspektoratit të Qytetit të Shkupit. Në të njëjtën kohë, i bëjmë thirrje MPB-së që të bëjë kontrolle të intensifikuara për personat juridikë që kanë leje për dërgimin e mallit të lëshuara nga Qyteti i Shkupit.
- Apel për të punësuarit në Qytetin e Shkupit, ndërmarrjet publike dhe institucionet që në punë të vijnë me autobusët e transportit publik.
- Kryetarët e komunave të qytetit të Shkupit të intensifikojnë inspektimet mbi subjektet që menaxhojnë me mbetjet e gomave dhe vajrave.
- Ministria e Punëve të Brendshme të vendosë kufizime për trajnimet e auto-shkollave nga ora 9.30 deri në 14.30 dhe pas orës 18.00.
- Ministria e Mjedisit, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe komunat të kryejnë kontrolle të intensifikuara mbi instalimet që janë nën kompetencat e tyre.
- Ministria e Punëve të Brendshme të intensifikojë kontrollet e respektimit të ndalimit për qarkullim të mjeteve të rënda destinacioni përfundimtar i të cilave nuk është Qyteti i Shkupit dhe të njëjtat të drejtohen të përdorin unazën e Shkupit, në përputhje me sinjalistikën e vendosur rrugore.
- Ministria e Brendshme të kryejë kontrolle të shpeshta të gazrave dalës të mjeteve që marrin pjesë në trafikun rrugor.
-Anulimi/shtyrja e tubimeve publike, eventeve sportive dhe kulturore në mjedis të hapur.
- Rekomandim që makineritë e ndërtimit të mos vihen në përdorim gjatë kohës së bllokimit të trafikut.
- Të përdoret transporti publik, automjetet të përdoren vetëm në situata të domosdoshme.
- Për ngrohjen e shtëpive të mos përdoren mbetje, vaj makinash të djegur, mbetje druri të llakuara dhe me bojë, stiropor, ambalazhe PET, goma dhe çfarëdo lloj materiali sintetik.
- Të përdoren drurë të thatë dhe të pastër pa papastërti dheu dhe mbetje.
- Shporetet me dru të përdoren dhe mirëmbahen sipas udhëzimeve të prodhuesit.
- Të pastrohen rregullisht oxhaqet.
Masat dhe rekomandimet emergjente për zvogëlimin e ndotjes së ajrit janë në përputhje me Planin e veprimit afatshkurtër për mbrojtjen e ajrit ambiental në qytetin e Shkupit, të cilin e miratoi Këshilli i Qytetit të Shkupit. Këto masa do të jenë në fuqi deri në uljen e ndotjes nën pragun për alarmim, pra nën 100 mikrogramë për metër kub.
Qyteti i Shkupit u bën thirrje qytetarëve që respektojnë masat e dhëna dhe të reduktojnë lëvizjen e tyre në mjedise të hapura vetëm në rastet kur daljet janë të domosdoshme, fëmijët e vegjël, shtatzënat, të sëmurët kronikë, të moshuarit të mos dalin në rrugë dhe të mos ajrosen ambientet në të cilat qëndrojnë. Qyteti i Shkupit tashmë ka filluar me një set masash sistematike dhe konkrete për ballafaqimin me ajrin e ndotur dhe pikërisht ky është një nga prioritetet më të mëdha që do të punojë administrata e re e qytetit. Këto masa plotësuese për sigurimin e cilësisë më të lartë të jetës për qytetarët, do të kontribuojnë në uljen e nivelit të ajrit të ndotur në Shkup, ndërsa për çdo ndryshim të situatës publiku do të informohet rregullisht.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK