QYTETI I SHKUPIT DHE NP “HIGJIENA KOMUNALE” ME APEL QË TË NDALOHET DJEGIA DHE SHKATËRRIMI I KONTEJNERËVE NËPËR RRUGËT E SHKUPIT 28.2.2022

Gjatë fundjavës së kaluar, autorë të panjohur kanë djegur tre kontejnerë për mbeturina që ndodhen në bulevardin “Krste Misirkov” afër Bit Pazarit. Kontejnerët e djegur me kapacitet 3.2 m3 janë tërësisht të shkatërruara dhe të papërdorshme. Që nga fillimi i vitit janë djegur gjithsej nëntë kontejnerë plastike të vendosura në sipërfaqe publike.

Kontejnerët e djegur janë zëvendësuar me të rinj dhe nuk është prishur dinamika e grumbullimit dhe transportit të mbetjeve komunale.

Të gjitha rastet e zjarrit me kontejnerë janë raportuar në organet kompetente dhe pritet që të merren masat e duhura për gjetjen dhe sanksionimin e autorëve.

Qyteti i Shkupit dhe NP Higjiena Komunale apelojnë deri te të gjithë qytetarët që t'i ruajnë dhe të mos I dëmtojnë kontejnerët për deponimin e mbeturinave të vendosura në sipërfaqe publike për të mundësuar hedhjen efikas të mbeturinave komunale dhe për ta ruajtur higjienën publike. Enët për mbeturina blihen me mjete nga qytetarët dhe dëmtimi i tyre shkakton dëme të mëdha financiare. Prandaj, i inkurajojmë qytetarët që të raportojnë çdo rast vandalizmi në kontejnerë dhe pajisjet tjera urbane për ta ruajtur në këtë mënyrë rendin komunal në qytet, ndërsa sipërfaqet publike të jenë të rregullta dhe të pastra.