Arsovska: Po ndëmarrim masa sistematike për përmirësimin e cilësisë së ajrit në Shkup 28.3.2022

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, sot mori pjesë në Prezantimin e rezultateve të Studimit për proporcionimin e ndotësve të ajrit në qytetin e Shkupit. Analizën për përcaktimin e përqindjes së burimeve të ndryshme të ndotjes në aglomeratin - Rajoni i Shkupit, e ka përgatitur laboratori AMBICON UGD në Univerzitetin “Goce Dellçev” nga Shtipi, si pjesë e projektit për Përballje me ndotjen e ajrit në qytetin e Shkupit, të cilin e realizon Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në partneritet me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Qytetin e Shkupit. Mbështetja financiare për projektin sigurohet nga Agjencia suedeze për bashkëpunim ndërkombëtar zhvillimor (AIDS).

-Nuk mund të ketë përmirësim të gjendjes së mjedisit jetësor nëse nuk ndërmerren masa sistematike. Në këtë drejtim, Eko Këshilli i Qytetit është organ që për herë të parë formohet nga ekspertë të fushës së mjedisit jetësor dhe me hapat e parë që do të i ndërmarrin do të kemi propozime cilësore të ciat do t'i prezantohen Këshillit të Qytetit të Shkupit. Dua të theksoj se në Shkup fillon eko-projekti më i madh në rajon - stacioni pastrues i ujërave të zeza në vlerë mbi 160 milionë euro, i cili do të kontribuojë në trajtimin e mbi 90 për qind të ujërave të zeza urbane dhe do të kontribuojë në mbrojtjen e mjedisit jetësor. Po punohet edhe për ndërtimin e megaparqeve, i pari është parku në Gjorçe Petrov, ndërsa në Shkup do të ketë edhe 4 megaparqe të tilla.

Çdo vit do të mbjellim mbi 100 mijë fidanë, punojmë për implementimin të Kadastrës së Gjelbër, këtu është edhe projekti për ripërdorimin e mbeturinave ndërtimore dhe rrënojave për të parandaluar krijimin e deponive ilegale të cilat në këtë periudhë  po i pastrojmë intensivisht, duke dënuar pa selektim të gjithë ata që e shkatërrojnë mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve, dhe shumë projekte të tjera. Me të gjitha këto masa shpresoj se do të arrijmë të arrijmë rezultate - tha në fjalën e saj kryetarja Arsovska.

Kryetarja Arsovska e përshëndeti studimin ku përmes një analize gjithëpërfshirëse mund të detektohen problemet, por edhe të jepen sugjerime nga publiku profesional që mund të realizohen në përputhje me mundësitë për uljen e ndotjes së ajrit në kryeqytet, që është një nga prioritetet në mbrojtjen e mjedisit jetësor, ndërsa do të sigurojë kushte më të mira dhe cilësi më të lartë të jetës për qytetarët e Shkupit.