U ndanë çmimet për fituesit e ligës së shkollave të mesme të qytetit në sportet ekipore 28.3.2023

Sot, në ndeshjen finale të basketbollit për shkollat e mesme ndërmjet ekipeve të SHMQSH “Nikola Karev” dhe SHMQSH “Josip Broz Tito”, e cila u luajt në QS “Boris Trajkovski”, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, i ndau çmimin dhe kupën ekipit fitues shkollës së mesme të Qytetit të Shkupit “Nikola Karev”.

- Është kënaqësi e veçantë që sot jemi këtu për të përkrahur nxënësit, të cilët janë pjesë e ligave të shkollave të mesme në sportet ekipore. Për nxënësit, çdo pjesëmarrje në këto gara është një nxitje për t’u shoqëruar, për t’u marrë me sport dhe për të qenë shembuj të suksesshëm sportiv. Gjatë këtij viti shkollor, në sistemin e garave të shkollave të mesme në Shkup në sportet ekipore morën pjesë 124 ekipe nga 29 shkolla të mesme të qytetit, shkolla shtetërore dhe private nga Shkupi, dhe u luajtën mbi 236 gara në të cilat morën pjesë mbi 2.000 nxënës – theksoi kryetarja Arsovska.

Në ndeshjet gjysmëfinale dhe finale, të cilat u luajtën në Shkup gjatë muajit mars, u dalluan ekipet më të mira në ligën e shkollave të mesme për vitin shkollor 2022/2023 në futsal, hendboll, basketboll dhe volejboll, në konkurrencë për meshkuj dhe femra.